Ilir Meta, President i Republikës me kampionët e sportit shqiptar nga Kosova

Kronikë

Presidenti Meta pret në takim kampionët shqiptarë të xhudos: Motiv krenarie e model suksesi për të rinjtë

18 Janar 2019, 19:13| Përditesimi: 18 Janar 2019, 19:27

  • Share

Presidenti i Republikës  Ilir Meta priti këtë të premte në një takim kampionët shqiptarë të xhudos nga Kosova, Majlinda Kelmendin, Shpat Zekan, Erza Muminoviq, Akil Gjakovën dhe trajnerin e njohur Driton Kuka.

Teksa i uron suksese në stërvitjen që kanë nisur për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, me anë të një  postimi në faqen e rretit social kreu i Shtetit Meta  shpreh bindjen se ata do ta ngrenë shumë lart flamurin e Kosovës.

Një takim i ngrohtë me krenarinë e sportit shqiptar, Majlinda Kelmendi dhe kampionët e xhudos nga Kosova, Shpat Zeka, Erza Muminoviq e Akil Gjakova dhe trajnerin e tyre të mirënjohur Driton Kuka, ambasadorët e shkëlqyer të vlerave më të mira njerëzore e sportive të kombit shqiptar në botë. I'u urova shumë suksese në stërvitjen që kanë nisur për Lojrat Olimpike “Tokyo 2020”, besimplotë se do arrijnë të ngrenë lart flamurin e Kosovës. Majlinda, Distria, Nora, Erza, Akili, Shpati e shumë sportistë të tjerë janë motiv krenarie dhe model suksesi e frymëzimi për fëmijët e të gjithë të rinjtë shqiptarë”, shkruan Meta.

Postimi i presidentit Ilir Meta

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?