TIRANË-Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka dekretuar kthimin për shqyrtim në Kuvend miratimin e kontratës së koncesionit 'PPP' për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot - Balldren.
Sipas Presidentit në kontartën e koncesionit, qartazi, është shkelur parimi i efiçencës financiare dhe buxhetore për investimet publike, ndërsa hedh akuza ndaj qeverisë duke thënë se miratimi me ligj i kontratës është mbulim sipas tij i paligjshmërisë së bërë nga autoriteti kontraktor dhe qeveria shqiptare.
Në dekret thuhet se "Presidenti Meta ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 52/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot–Balldren. " Sipas pretendimeve të Presidencës ka 8 pika ku cënohet interesi publik.
Po cilat janë shkeljet kryesore sipas presidentit?
1-Mungon miratimi financiar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave
Sipas arsyetimit të dhënë nga presidenti Meta në deklaratën e publikuar nga presidenca një nga shkeljet kryesore për dhënien e këtij koncesioni është që mungon miratimi financiar i projektit nga Minsitria e Ekonomisë dhe Financave, çka është e detyrueshme dhe përbën një shkelje të rëndë ligjore.
“Kërkesës së Institucionit të Presidentit të Republikës i është përgjigjur menjeherë vetëm Kuvendi i Shqipërisë, në të cilën nuk rezulton e administruar apo e dërguar ndonjë akt që Ministria e Ekonomisë dhe Financave të ketë dhënë për miratimin financiar të këtij projekti.
Në Raportin e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave të datës 18.06.2019 nuk rezulton të jetë përmendur ndonjë miratim i dhënë nga Minsitria e Ekonomisë dhe Financave.
Mungesa e miratimit të projektit nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe e informacionit mbi të, cenon rëndë të gjithë procesin dhe përbën shkelje të procedurës së ndjekur qoftë nga Autoriteti Kontraktues, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Ekonomisë dhe Financave, Këshilli i Ministrave, duke përfshirë në këtë proces edhe Kuvendin e Shqipërisë.”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e presidencës.
2-Diferenca e madhe financiare midis 160 mln euro të kostos së ndërtimit të rrugës dhe 217 mln euro të vlerës së koncesionit PPP
Një tjetër shkelje e rëndësishme ligjore sipas presidentit është arsyeja se pse rruga Milot-Balldren është dhënë me koncesion PPP që ka një vlerë më të madhe se sa një tenderim normal publik siç veprohet me punët e tjera publike nga shteti. Sipas presidentit nuk ka arsyetim ligjor e ekonomik se pse është më e leverdishme koncesioni PPP që kushton 217 mln euro se sa tenderimi publik i një rruge që vlerësohet se kushton 160 mln euro.
Sipas studimit të fizibilitetit kjo rrugë kushton rreth 160 milionë euro, por është dhënë me koncesion me vlerën 217 milionë euro. “Referuar shqyrtimit të dokumentave të procedurës së konkurimi rezulton se vlera e parashikuar e projektit në bazë të studimit të fizibilitetit është 161,500,000 Euro pa TVSH, ndërkohë që vlera e ofertës së propozuar nga oferuesi i shpallur fitues ka qenë 217,318,500plus TVSH;”, thotë presidenti Meta.
Presidenti ngre pikëpyetje se pse ka një diferencë të madhe midis kostos së rrugës dhe vlerës së koncesionit PPP, duke ngritur pyetjen se pse është bërë ky veprim.
“Referuar relacionit shoqërues të ligjit nr. 52/2019, rezulton se vlera totale që shteti shqiptar duhet të paguajë në përfundim të kësaj kontrate është 213,665,040 euro plus TVSH. Ndërkohë, referuar dokumenteve standarde të publikuara në sistemin elektronik të Prokurimeve Publike rezulton se: vlera e parashikuar e projektit në bazë të studimit të fizibilitetit është: 161,500,000 Euro.
Presidenti i Republikës i ka drejtuar një kërkesë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar, ku ndër të tjera ka kërkuar informacion nëse Autoriteti Kontraktor ka kryer një studim krahasimor nga ku të ketë rezultuar si ekonomikisht më e favorshme dhënia e kontratës me konçesion në raport me prokurimin publik.
Autoriteti Kontraktor nuk i ka kthyer përgjigje Presidentit të Republikës lidhur me këtë kërkesë deri në përfundim të shqyrtimit të ligjit nr. 52/2019, çka provon bindjen se nuk ka një vlerësim të tillë të bërë nga autoriteti kontraktor dhe qeveria shqiptare”, thuhet në deklaratën e presidencës.
3- Keqëpërdorim të fondeve, përse shteti duhet të paguajë financimin e koncesionin me interes 5%, kur mund të marrë vetë borxh me 2% për ta ndërtuar rrugën
Një tjetër pikë që ngre presidenti si shkelje është fakti që sipas tij kemi ineficensë ose keqëpërdorim të përdorimit të fondeve publike me këtë koncesion. Sipas tij shteti në këtë rast i paguan privatit për financimin e koncesionit të rrugës Milot-Balldren me interes 5%, kur fare mirë mund ta ndërtonte vetë me tenderim publik duke marrë borxh nëpërmjet bonove të thesarit me interes 2%.
“Sipas propozimit të rishikuar financiar, dhe deklaratës të datës 19.03.2019, norma e interesit e llogaritur për të gjitha burimet e financimit të përcaktuara më sipër është 5%”. Nga ky përcaktim, qartazi kuptohet se norma e interesit e llogaritur për kreditë, për shoqërinë “ANK” sh.p.k. (5%) është shumë më e lartë se borxhi që mund të merrte vetë qeveria (referencë…bonot e thesarit me të njëjtin maturitet arrijnë në më pak se 2%). Pra, sërish kemi inefiçencë apo keqpërdorim të fondeve publike dhe buxhetore për shkak të pozitës së favorshme që ka qeveria në raport me partnerin privat (shoqëria “ANK” sh.p.k.), për të marrë të njëjtën vlerë borxhi.”, thuhet në deklaratë.
4- Kontrata ka kaluar me ligj për t’ia kaluar përgjegjësinë Kuvendit për të mos u ndëshkuar paligjshmëritë
Sipas presidentit e gjithë kontrata është e paligjshme dhe për të mbuluar paligjshmërinë dhe sidomos për të shpëtuar personat përgjegjës ky koncesion ka kaluar me ligj.
“Qëllimi i miratimit me ligj të kësaj kontrate është vetëm mbulimi i paligjshmërisë së bërë nga autoriteti kontraktor dhe qeveria shqiptare, me qëllim mosevidentimin e përgjegjësisë në këtë proces dhe mbulimin e çdo paligjshmërie nëpërmjet ligjit”, thuhet që në pjesën e parë të deklaratës.
Më pas pasi arsyeton në mënyrë të detajuar disa shkelje, sipas tij, dhe duke cituar një nga pikat përmbyllëse të ligjit ku thuhet se: “Kontrata e koncesionit/PPP do të hyjë në fuqi pas miratimit me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë”, Presidenti shprehet se:
“Duket qartë se Këshilli i Ministrave për t’i dhënë një mbrojtje këtij procesi të paligjshëm, dhe për të shmangur çdo përgjegjësi miratuese të Këshillit të Ministrave, përveç se ka nënshkruar një Kontratë Koncesionare/PPP në të njëjtën datë 27.03.2019, ka miratuar një rregull të ri, për t’ia kaluar përgjegjësinë Kuvendit, me qëllim amnistimin e gjithë procesit të zhvilluar në paligjshmëri të plotë.”
Kujtojmë se pak orë më parë Presidenti ktheu në Kuvend edhe ndryshimet e bëra në ligjin për koncesionet dhe PPP-të. Mëta në këtë dekret kërkon shtyrja e hyrjes në fuqi të kufizimeve për dhënien e kontratave koncesionare/PPP, komprometojnë të gjithë pjesën të tjetër të ligjit, çka sipas tij, sjellin pasoja negative për vendin. Presidenca pretendoi se ndryshimi i nenit 17 dhe 18 të ligjit për “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” u hapet edhe një herë rruga që koncesionet të aplikohen pa kufizim edhe për 3 muaj të tjerë, me qëllime klienteliste. Po ashtu ditën e djeshme, kreu i shtetit ka kthyer në Kuvend ndryshimet në Kodin Penal me argumentin se 4 nene kanë paqartësi, shprehje abstrakte dhe rrezik juridik.
Dhënia me koncesion e kësaj rruge tek kontraktori ka shkaktura shumë debat dhe akuza nga ana e opozitës. Në formulat e koncesioneve PPP parashikohet që kontratuesi privat të finacojë gjithë invetsimin, ndërkohë që shteti i shlyen detyrimet me 13 këste një vjecare, duke paguar edhe interesat e kapitalit, që në rastin e këtyre dy koncesioneve është llogaritur me normë vjetore 5%. Opozita pretendon që kostot janë tepër të larta, dhe me formulën e koncensioneve afatgjatë, qeveria krijon borxh edhe për gjeneratat e ardhshme.
Konkretisht Partia Demokratike kohë më parë akuzonte qeverinë se kontrata e ndërtimit të kësaj rruge është korruptive dhe se qytetarët do të paguajnë më shumë sesa 16 milionë euro për kilometër. Ndër të tjera PD pretendon se vlera totale që ministria e Financave ka llogaritur për këtë projekt, me pagesë prej 11 vitesh, që fillon në vitin 2021 deri në vitin 2032, është në total 36 miliardë euro.
Por sa do të kushtojë në të vërtetë rruga Milot-Balldren sipas kontratës:
Projektimi, ndërtimi dhe mirëmbajtja 13-vjeçare për rrugët Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat që janë përmendur gjatë debatit në Kuvend, do të kushtojë në total rreth 256,4 mln euro. Report Tv ka zbardhur kontratat e partneritetit publik-privat për 2 veprat, të cilat tashmë janë miratuar në qeveri po presin votim edhe nga Kuvendi. Sipas relacionit shpjegues për Milot-Balldren, pas negocimit të kontratës, vlera totale e projektit e dakortësuar ndërmjet palëve është 214 mln euro, pa TVSH.
Gjatësia e autostradës me 3 korsi në dy krah të lëvizjes, është 17.2 km duke përfshirë rrugën automobilistike kryesore dhe 1 tunel përkatësisht me këto gjatësi: a) Rrugë automobilistike kryesore 15 km+570.35m, b) Tuneli me dy tuba me gjatësi 850m, c) Ura e Matit, me gjatësi 620 m, ç) Ura e Drinit, me gjatësi 223.4 m.
Gjithashtu, projekti parashikon 5 nënkalime dhe ndërtimi në total i 9,5 km rrugë dytësore dhe rrugë lidhëse të nyjeve për të mundësuar dhe lehtësuar qarkullimin e banorëve të kësaj zone. Koha e parashikuar e ndërtimit të saj është 4 vjet e gjysëm dhe për pjesën tjetër, kontrata 13 vjecare do sigurojë edhe mirembajitjen.
Deklarata e plotë e Presidencës:
Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, në ushtrim të kompetencave të Tij, në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës,
me Dekretin nr. 11255, datë 08.08.2019, ka vendosur kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 52/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot–Balldren” me qëllim rishikimin sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.
Në përfundim të shqyrtimit të ligjit nr. 52/2019, Presidenti i Republikës konstatoi se:
– Ligji nr. 52/2019 dhe Kontrata Koncesionare bashkëlidhur janë propozuar, hartuar, nënshkruar dhe miratuar në kundërshtim me parimin e shtetit të së drejtës;
– Ky ligj miraton një Kontratë Koncesionare ku vullneti i Qeverisë Shqiptare në këtë proces është formuar në kundërshtim të hapur me interesin publik dhe në shkelje të parimit të konkurrencës së lirë dhe të barazisë përpara ligjit;
– Kontrata e lidhur mes autoritetit kontraktor dhe operatorit ekonomik është formalizuar përgjatë një procesi aspak transparent ndaj publikut dhe pa një bazë ligjore për negocimin e çmimit të saj;
– Mungesa e një vlerësimi të qartë ekonomik krijon rrezik për cenim të financave të shtetit;
– Nuk rezulton të ketë një studim fizibilteti të plotë dhe objektiv të hartuar dhe të miratuar nga institucionet shtetërore përgjegjëse të ngarkuara me ligj me këtë detyrë;
– Nuk është dhënë miratimi i këtij projekti nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, konform kërkesave të aktit që rregullon këtë proces;
– Rriskon seriozisht buxhetin e shtetit, pasi nuk ka një përllogaritje të saktë të efekteve të saj në ekonominë e vendit;
– Qëllimi i miratimit me ligj të kësaj kontrate është vetëm mbulimi i paligjshmërisë së bërë nga autoriteti kontraktor dhe qeveria shqiptare, me qëllim mosevidentimin e përgjegjësisë në këtë proces dhe mbulimin e çdo paligjshmërie nëpërmjet ligjit.
Presidenti i Republikës gjen me vend të evidentojë se institucionet financiare ndërkombëtare kanë kërkuar nga qeveria shqiptare, në mënyrë eksplicite, eliminimin në mënyrë të menjëhershme të ofertave të pakërkuara, si oferta me një kosto të rëndë në ekonominë e vendit.
Në kundërshtim me këto kërkesa të institucioneve financiare, Këshilli i Ministrave ka nënshkruar dhe Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar këtë kontratë koncesionare, që pretendohet të miratohet me ligjin nr. 52/2019 në kushte kaq të rënda paligjshmërie dhe në dëm të interesave të qytetarëve.
Në relacionin e Këshillit të Ministrave nuk arsyetohet se në çfarë faze është dhënë miratimi i projektit nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave (në fazën fillestare apo përfundimtare) dhe cili ishte akti miratues për këtë projekt.
Për një shqyrtim të plotë të çështjes, Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë i kërkoi informacion Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si edhe Ministrisë së Financave, për t’u sqaruar në lidhje me realizimin e këtij projekti koncesionar.
Kërkesës së Institucionit të Presidentit të Republikës i është përgjigjur menjeherë vetëm Kuvendi i Shqipërisë, në të cilën nuk rezulton e administruar apo e dërguar ndonjë akt që Ministria e Ekonomisë dhe Financave të ketë dhënë për miratimin financiar të këtij projekti.
Sipas relacionit të Këshillit të Ministrave që shoqëron projektligjin e dhënies me koncesion/PPP për segmentin rrugor “Milot–Balldren”rezulton e relatuar se ky projekt i është dërguar për miratim edhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, që e ka miratuar si projekt. Projekti është përfshirë në programin buxhetor afatmesëm.
Ky fakt nuk qartësohet plotësisht në këtë relacion se në çfarë faze është dhënë miratimi i projektit nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave dhe cili ishte akti miratues.
Në Raportin e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave të datës 18.06.2019 nuk rezulton të jetë përmendur ndonjë miratim i dhënë nga Minsitria e Ekonomisë dhe Financave.
Në këtë raport të komisionit për këtë çështje citohet vetëm se, Ministria e Ekonomisë dhe Financave duhet të ndjekë vazhdimisht koston e këtij projekti për të siguruar zbatimin e treguesve të parashikuar në kontratë dhe në ligjin e buxhetit, duke ndikuar në vijimin e qëndrueshmërisë së financave publike.
Për këtë moment procedurial fillestar shumë të rëndësishëm që përkon me marrjen e një vendimi miratues nga autoriteti kompetent që kujdeset për mbarëvajtjen e planifikimit dhe zbatimit të buxhetit të shtetit, për zhvillimin e një projektit koncesionar, me impakt të drejtëpërdrejtë financiar, nuk rezulton të jetë paraqitur ndonjë informacion shoqëruar me dokumente mbështetëse provuese, sipas parashikimeve të vet aktit që rregullon procesin e dhënies me koncesion të veprave publike të kësaj natyre. (VKM nr. 634 datë 01.10.2014).
Mungesa e miratimit të projektit nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe e informacionit mbi të, cenon rëndë të gjithë procesin dhe përbën shkelje të procedurës së ndjekur qoftë nga Autoriteti Kontraktues, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Ekonomisë dhe Financave, Këshilli i Ministrave, duke përfshirë në këtë proces edhe Kuvendin e Shqipërisë.
Kjo është shkelje e rëndë e procedurës dhe ngarkon me përgjegjësi jo vetëm autoritetin kontraktor, por gjithë zinxhirin vendimarrës në këtë çështje që prej specialistit më të thjeshtë tek Autoriteti Rrugor Shqiptar, Autoriteti Kontraktor deri tek vendimarrja e Këshillit të Ministarve, që kanë toleruar që të nisë dhe të zbatohet një procedurë koncesionare, pa miratimin paraprak apo përfundimtar të shprehur në mënyrë të plotë dhe shteruese të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
Referuar shqyrtimit të dokumentave të procedurës së konkurimi rezulton se vlera e parashikuar e projektit në bazë të studimit të fizibilitetit është 161,500,000 Euro pa TVSH, ndërkohë që vlera e ofertës së propozuar nga oferuesi i shpallur fitues ka qenë 217,318,500plus TVSH;
Në Relacionin e Këshillit të Ministrave parashikohet se:
Oferta totale fillestare ekonomike e shoqërisë ishte 217,318,500 euro plus TVSH, shoqëria “ANK”, sh.p.k., ka marrë përsipër vlerën e 213,665,040 euro plus TVSH.
Në zbatim të kërkesave të V.K.M nr.634, datë 01.10.2014 dhe referuar dokumenteve standarde të konkurimit, të publikuara në sistemin elektronik të Prokurimeve Publike, rezulton se nuk ka asnjë parashikim ligjor, ku të citohet rregulli se lejohet negocimi i ofertës së paraqitur nga ana e operatorëve ekonomikë konkurrues.
Kjo është një shkelje flagrante e rregullave të konkurimit në këtë drejtim, dhe një mënyrë haptazi e kundraligjshme për të operuar në një sistem jashtë kuadrit ligjor rregullator, duke negociuar me kompaninë propozuese, çmimin apo terma të tjerë material që sipas rregullit janë pa negociueshme.
Nga ana e Autoritetit Kontraktues, nuk është respektuar baza ligjore lidhur veprimtarinë e kryer për negociimin e termave material të kontratës së koncesionit, duke shkelur parimin e sigurisë juridike dhe interesin publik në mënyrë flagrante.
Negociimi i kontratës koncesionare përfshirë ofertën e propozuesve apo modelin financiar, pa patur një parashikim të qartë në dokumentat standard të garës, madje në kundërshtim të plotë me vetë parashikimin se oferta nuk mund të modifikohet, dhe nga ana tjetër pa patur një bazë ligjore specifike për ta realizuar këtë proces, cenon rëndë sigurinë juridike, cenon rëndë parimin e shtetit të së drejtës, duke shkelur nenin 4 pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ku parashikohet se e drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.
Duke vepruar në një terren të tillë, pa ligj dhe pa rregulla, Autoriteti Kontraktor dhe më pas Këshilli i Ministrave, i kanë ofruar Kuvendit të Shqipërisë, për miratim me ligj një Kontratë Koncesionare/PPP, e cila është formuar nën një vullnet të shtrembëruar, subjektiv dhe të pakontrolluar në të gjitha dimensionet e tij, ekonomike, financiare, etj.
Këtu nuk bëhet fjalë për shkelje të ligjit dhe rregullave të konkurimit, por anashkalim haptazi i çdo norme ligjore në fuqi me qëllim nënshkrimin e një kontrate koncesionare, përtej rregullave dhe ligjit, duke synuar që çdo paligjshmëri të amnistohet nga Kuvendi, me miratimin e kësaj kontrate me një akt ligjor, në mënyrë që ajo, në çdo kohë të quhet e ligjshme dhe të jetë e pakontrollueshme dhe askush të mos përgjigjet për shkeljet e kryera në këtë proces.
Kjo bindje krijohet edhe për faktin se Këshilli i Ministrave më datë 27.03.2019, pra në të njëjtën datë me nënshkrimin e Kontratës Koncesionare/PPP, me propozimin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar VKM nr. 174, datë 27.03.2019 “Për një ndryshim në VKM nr.634, datë 01.10.2014, nëpërmjët të cilit ka ndryshuar pikën 5, të nenit 34 të kësaj VKM-je me këtë përmbajtje:
“5.Kontrata e koncesionit/PPP do të hyjë në fuqi pas miratimit me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë.”.
Pra duket qartë se Këshilli i Ministrave për t’i dhënë një mbrojtje këtij procesi të paligjshëm, dhe për të shmangur çdo përgjegjësi miratuese të Këshillit të Ministrave, përveç se ka nënshkruar një Kontratë Koncesionare/PPP në të njëjtën datë 27.03.2019, ka miratuar një rregull të ri, për t’ia kaluar përgjegjësinë Kuvendit, me qëllim amnistimin e gjithë procesit të zhvilluar në paligjshmëri të plotë.
Referuar relacionit shoqërues të ligjit nr. 52/2019, rezulton se vlera totale që shteti shqiptar duhet të paguajë në përfundim të kësaj kontrate është 213,665,040 euro plus TVSH.
Ndërkohë, referuar dokumenteve standarde të publikuara në sistemin elektronik të Prokurimeve Publike rezulton se: vlera e parashikuar e projektit në bazë të studimit të fizibilitetit është: 161,500,000 Euro.
Presidenti i Republikës i ka drejtuar një kërkesë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar, ku ndër të tjera ka kërkuar informacion nëse Autoriteti Kontraktor ka kryer një studim krahasimor nga ku të ketë rezultuar si ekonomikisht më e favorshme dhënia e kontratës me konçesion në raport me prokurimin publik.
Në nenin 13 pika 4 gërma “ç” të VKM nr.634, datë 01.10.2014, parashikohet se Projekti trajtohet si produkt i autoritetit kontraktor dhe rezultatet e studimit të fizibilitetit duhet të tregojnë se dhënia e kontratës me koncesion/PPP është ekonomikisht më e favorshme se dhënia e saj me prokurim publik”:
Autoriteti Kontraktor nuk i ka kthyer përgjigje Presidentit të Republikës lidhur me këtë kërkesë deri në përfundim të shqyrtimit të ligjit nr. 52/2019, çka provon bindjen se nuk ka një vlerësim të tillë të bërë nga autoriteti kontraktor dhe qeveria shqiptare.
Referuar edhe raportit të Komisionit të Ekonomisë të datës 18.06.2019, rezulton se ky moment procedurial kaq i rëndësishëm e thelbësor për vijimin e procedurave të konkurimit nuk është prekur as formalisht dhe as materialisht nga komisioni, por ai është mjaftuar vetëm me citimin e një paragrafi duke përmendur se çmimet e referuara në kontratë janë në përputhje me çmimet e manualeve që përdor Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Bazuar në sa më sipër, Presidenti i Republikës vlerëson se rezultati i këtij krahasimi ekonomik është thelbësor në vijimin e procedurave të dhënies me Koncesion dhe mos kryerja e tij është një shkelje tjetër e rëndë në këtë proces.
Presidenti i Republikës, nisur nga situata e parashtruar më sipër, shpreh hapur rezervat e tij lidhur me vlerën e publikuar të projektit, pasi nga autoriteti kontraktor do të duhej që të publikonte vlerën e plotë e tij, në mënyrë që çdo konkurent tjetër të kishte mundësi të njihej me të dhe të kishte mundësinë të bënte një ofertë objektive, si dhe institucionet shtetërore të vlerësonin plotësisht implikimin financiar të këtij projekti koncesionar në Buxhetin e Shtetit.
Me formën dhe procedurën e ndjekur Autoriteti Kontraktor nëpërmjet informacionit të publikuar, ka krijuar një percetim të rremë dhe të shtrembëruar për publikun apo për konkurentët e tjerë të mundshëm të huaj apo vendas mbi vlerën e projektit, të cilët pasi janë njohur me vlerën fillestare 161,500,000 Euro kanë hezituar për të konkuruar, ndërkohë që, kompania që ka paraqitur propozimin e pakërkuar të këtij projekti i është dhënë e drejta më pas që të negociojë pikërisht çmimin, duke e rritur ndjeshëm atë në mënyrë të vazhduar!!
Kjo veprimtari e Autoritetit Kontraktor, krijon një situatë të cenimit të parimit kushtetues të konkurencës së lirë dhe të ndershme dhe të barazisë përpara ligjit, me pasojë diktimin e kompanisë fituese dhe cenim të interesit publik dhe financave publike.
Presidenti i Republikës konstaton se:
Projekti aktual nuk përputhet me prioritetet dhe objektivat e “Strategjisë Sektoriale të Transportit dhe Planit të Veprimit 2016 -2020”.Qartazi, është shkelur parimi i efiçencës financiare dhe buxhetore për investimet publike.
Vetëm më datë 17 prill 2019, është miratuar gjurma definitive e korridorit Adriatiko-Jonian nga ARRSH. Pra gjurma e korridorit Adriatiko-Jonian është miratuar rreth 1 vit pas hapjes së tenderit të Milot-Balldren, e cila pretendohet të jetë pjesë integrale e këtij korridori sipas edhe relacionit shoqërues të ligjin përkatës të miratuar në Parlament.
Sipas legjislacionit në fuqi dhe praktikës ndërkombëtare për projektet PPP në infrastrukturë, kërkohet që oferta financiare e kompanisë “ANK” sh.p.k. duhet të ishte përfundimtare duke përfshirë në total të gjitha kostot, interesat për kreditë dhe normën e fitimin të saj.
Sipas propozimit të rishikuar financiar, dhe deklaratës të datës 19.03.2019, norma e interesit e llogaritur për të gjitha burimet e financimit të përcaktuara më sipër është 5%”. Nga ky përcaktim, qartazi kuptohet se norma e interesit e llogaritur për kreditë, për shoqërinë “ANK” sh.p.k. (5%) është shumë më e lartë se borxhi që mund të merrte vetë qeveria (referencë…bonot e thesarit me të njëjtin maturitet arrijnë në më pak se 2%). Pra, sërish kemi inefiçencë apo keqpërdorim të fondeve publike dhe buxhetore për shkak të pozitës së favorshme që ka qeveria në raport me partnerin privat (shoqëria “ANK” sh.p.k.), për të marrë të njëjtën vlerë borxhi.
Projektligji për miratimin e kësaj kontrate koncesionare nuk është shqyrtuar as nga Komisioni i Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeritut dhe as nga Komisioni i Veprimtarive Prodhuese në Kuvendin e Shqipërisë.
Edhe shqyrtimi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave duket se është bërë në mënyrë të përciptë dhe aspak objektiv.
Gjithashtu në vlerësim të kushteve aktuale ekonomike, situatës në vend lidhur me projektet e partneritetit publik privat dhe interesin publik të qytetarëve shqiptarë, si dhe në konsultim të raporteve të institucioneve ndërkombëtare, veçanërisht të raportit nr.19/29 të FMN-së, të muajit janar 2019, i cili, ka theksuar se vendi ynë në kushtet e rritjes së shpejtë të Partneritetit Publik Privat (PPP) ka rritur për rrjedhojë dhe rreziqet fiskale duke orientuar qeverinë në vendimmarrjen e hapave konkrete me qëllim kontrollimin e tyre, Presidenti i Republikës ka arritur në përfundimin se, ligji nr. 52/2019, i përcjellë për dekretim i duhet kthyer Kuvendit me qëllim rishikimin e këtij ligji dhe kontratës koncesionare në tërësi.
Për gjithë sa u parashtrua më sipër, me qëllim rishqyrimin e këtij ligji në përputhje me parimet kushtetuese dhe kuadrin ligjor në fuqi, Presidenti i Republikës ka vendosur kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 52/2019 me qëllim rishikimin tërësor të këtij ligji dhe kontratës koncesionare.
Presidenti i Republikës i sugjeron Kuvendit të Shqipërisë që, rishqyrtimi i ligjit nr. 52/2019 dhe kontratës koncesionare për segmentin rrugor Milot–Balldren të bëhet pas hyrjes në fuqi të kufizimeve të vendosura nga Kuvendi, në ligjin nr. 125/2013 ‘Për koncensionet dhe partneritetin publik privat’, të ndryshuar” që sipas vullnetit të Kuvendit, do të duhet të hyjnë në fuqi në datë 1 tetor 2019.
Shyqyr qe te kemi o president i jon. Ti paske qen per shqiperin,po ishalla po mberrin edhe ora jote. Si shummmmmm ka vonuar . Duhet ti kalosh ca dit atje.
PërgjigjuE kuptoj qe e ke bere nga inati qe nuk ke gje ne qese ti se po' te kishe do e kishe bere me me 10 gishtat bashke firmosjen gjithsesi te falenderoj se njehere te vetme je perkrah popullit pavarsisht arsyes perse.
PërgjigjuPer kthimin ne kuvend te kontratave koncensionare me PPP Meta ka plotesusht te drejte per dy gjera; kosto e larte e punimeve dhe e dyta mos pranimi i tenderave
PërgjigjuPanxhar mbeti ky kokesaqinka.Po i vjen ngorthka e nuk di si te veje... te na rroja Monka
PërgjigjuOre ilir floriri ja bën shum mir Ed pallës. Po vihet hajduti me bllok në dor President . Ky s'vlen për pastrus wc e jo më President. PTY RAC E KEQE.
PërgjigjuKY soi Ilir Meta, esht president i Shqiperis apo kryetar i opozites, me sjelljen dhe veprimet e muajve te fundit, duket se ka hequr kostumin e presidentit dhe ka veshur ate te opozites ne pergjithesi dhe ate te lsi, ku kryetare ka emeruar bashkeshorten e tij, prandaj vepron car i thote ei kerkon gruaja ne darke. Ska si shpjegohet, qe vetem per nje muaj i kethen qeveris dhe parlamentit shtate ligje rekord per nje president anadollak qe dyhet futur ne Gines. Turp me te madh nuke ka, per nje president republike, qe te veproi si kryetr i nje opozite. te flasi percart, sikur dote vetvritet si Alendja, te veproi si trimat, Mic Sokoli, Vojo Kushi e budallalleqe qe ska kandar ti peshoi. SHpresojme qe rruga ligjore qe po ndjek parlameti, te gjeje miratimin ligjor nga Komisjoni i Venecjes dhe te qerohet njeore e me pare, nga karikja e presidentit dhe te shkoje me t shoqen andej nga ka ardhur, sene vend te unitetit, po sjell percarje ne popull. Ky palo president, ka haruar se esht simbol i unitetet te popullit, jasht cdo ndikimi partiak