Presidenti Meta dhe homologu i tij Aliyev në Azerbajxhan

Presidenti Meta takon homologun e tij Ilham Aliyev në Azerbajxhan! Në fokus, zhvillimi i mëtejshëm i gazsjellësit TAP

17 Qershor 2022, 10:14| Përditesimi: 17 Qershor 2022, 10:27

  • Share

Në kuadër të vizitës në Baku, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit,  Sh.T.Z Ilham Aliyev. Takimi i dytë i tyre pas atij të vitit 2019, ku Meta është pritur në Azerbajxhan.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, si dhe potencialin e jashtëzakonshëm që ekziston për forcimin e gjithanshëm të tyre në fushat me interes reciprok.

Në fokus të bisedimeve të dy presidentëve ka qenë gazësjellësi TAP si dhe të zbatimit të shpejtë të projektit IAP (Gazsjellësi Adriatiko-Jonian), që do të sillte një impakt më të madh për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

Në bisedë u nënvizua me shumë interes thellimi i bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe turizmit, si dhe rritja e mëtejshme e shkëmbimeve midis dy vendeve.

Çfarë është gazësjellësi TAP:

Gazsjellësi Trans Adriatik është një infrastrukturë e gazit natyror që shtrihet nga kufiri greko-turk deri në Italinë Jugore, duke i mundësuar palëve të interesuara tregtimin e gazit në disa vende evropiane.

TAP është një rrugë transportimi e drejtpërdrejtë dhe me kosto efikase, pjesë e Korridorit Jugor të Gazit  dhe një zinxhir i vlerës së gazit prej 3,500 kilometrash, që shtrihet nga Deti Kaspik deri në Evropë.

Duke punuar sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë dhe të operimit, TAP vepron si Operator i Sistemit të Transportimit (TSO) dhe Operator i Pavarur i Transportimit (ITO), duke i mundësuar tregtarëve të interesuar transportim të sigurt, të besueshëm dhe efikas të gazit.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tata: 17/06/2022 11:44

    Kur mora vesh se ishin ne azerbaixhan dy investitoret tane Berisha dhe Meta,hapa gazetat dhe mora vesh se turqia qe mban vendin e dyte ne keto investime duke qene e dyta me gati 40% te kuotave se perse ne momentin qe po firmosen kontratat per shitjen e gazit azerbaixhan ne europe keta vrapuan atje. Shqiperia nuk ka as investim e as blerje gazi,as edhe nje kontrate pervecse terrenit kalimtar,atehere perse berisha gjendet atje? Pres nje hulumtim serioz dhe jo llafe rruge,jan ketu e jane atje. Nje qeveri pro ruse dhe totalitare,me nje president me 4 mandate,nuk besoj te jete as dashuri dhe as respekt,por interes pazaresh te ndyra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?