Politikë

Presidenti Meta viziton kampin e Muxhahedinëve në Manëz: Tronditëse! Nuk e dija për këtë gjenocid...

14 Shtator 2019, 18:49| Përditesimi: 14 Shtator 2019, 18:53

  • Share

Presidenti Ilir Meta pasditen e kësaj të premteje ka vizituar 'qyetetin' e muxhahedinëve që ndodhet në afërsi të Manzës, 'Ashraf 3'.

Drejtuesit e Organizatës Popullore të Muxhahedinëve të Iranit (PMOI) pritën presidentin dhe e prezantuan me kampin e tyre 30 km larg Tiranës, e ku strehohen rreth 3 mijë muxhahedinë.  Së bashku me Metën në këtë vizitë ishte edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
 
Presidenti Meta u takua me udhëheqësen e opozitës iraniane, Maryam Rajavi dhe vizitoi ekspozitën 5- vjeçare të Rezistencës për Liri në Ashraf.

 "Unë nuk e kisha ide për sasinë e sakrificës dhe shkallën e vrasjeve dhe gjenocidit që ju dhe përkrahësit tuaj pësuan," i tha Presidenti Meta, Maryam Rajavit.

"Teksa shohë këtë, burra, gra dhe fëmijë,  që u masakruan... është tronditëse për mua." ka thënë ndër të tjera Meta.

Presidenti shqiptar theksoi: Kjo gjithashtu tregon ekzistencën e një lëvizjeje të përhapur brenda Iranit ... Unë jam shumë i impresionuar nga plani dhjetë-pikësh. Maryam Rajavi u emërua sepse bazohet në liritë themelore dhe garanton prosperitet dhe demokraci për popullin iranian. Të gjithë ne në Shqipëri jemi të bashkuar në mbështetjen e përpjekjeve dhe vendosmërisë suaj.

Ndërsa Rajavi tha: "Populli iranian kurrë nuk do ta harrojë mikpritjen shqiptare të luftëtarëve të lirisë së Iranit dhe kjo është regjistruar dhe ruajtur në historinë e marrëdhënieve të dy kombeve. Gjithashtu, vendosmëria e Shqipërisë kundër mullahs dhe dëbimi i ambasadorit të saj për pjesëmarrje në terrorizëm është një model për vendet e tjera të botës.

Komento

Komente

  • kosovar: 15/09/2019 11:00

    veq per president skut te kisha vene , lum shqiparet qe te kane . ju e keni vendin tek burgjed e politikaneve, a marre spa ke e hajdut me cizmeptu fare e keqe.

    Përgjigju
    • Shaban: 17/09/2019 12:30

      Të lutem shkruaj anglisht se nuk përkthehet as me google translate kjo që ke shkruar

  • Sami cenaj: 15/09/2019 07:30

    Idiot me qizme qe ka marre malet

    Përgjigju
    • Shaban: 17/09/2019 12:29

      I thonë "Çizme" jo qizme....

  • Kerme Hipokrite ! i pafytyre ,tinzar deri e kocke: 14/09/2019 18:58

    surrati jot flet me shume se gjuha jote e qelbt . qen bir qeni zhduku ga politika ,pusht i peshtire shko e jeto me janullatos-in ne Greqi terrorist kriminel i peshtire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?