Politikë

Presidenti Meta vlerëson me titull piktorin Qamil Grezda, për kontributin e veçantë në realizimin e veprave të arteve pamore

27 Korrik 2020, 14:33| Përditesimi: 27 Korrik 2020, 14:38

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka akorduar me titullin e lartë "Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut", piktorin e njohur Qamil Grezda, çmimin e të cilit e tërhoqi djali i tij Ermir Grezda.

"Në veprat e jashtëzakonshme të artistit të shquar dhe piktorit të mirënjohur, Qamil Grezda dallohen qartë tërheqja e veçantë për natyrën dhe ndjenjat e larta të atdhedashurisë që shprehen me madhështi në portretizimin e shumë figurave dhe ngjarjeve historike kombëtare.

 Si "grabitqar i bukurisë natyrore" dhe transmetues i frymës së dashurisë për Kosovën e Shqipërinë, Grezda i madh na la trashëgimi kryevepra me vlera kombëtare, që kapërcejnë kohën dhe dimensionet, me ndikim në breza dhe të pranishme në çdo kohë",- shkruan Meta.

Titulli është akorduar  për kontributin e veçantë në realizimin e veprave të arteve pamore, duke lënë gjurmë në zhvillimin tradicional të gjinive të peizazhit e portretit me cilësi të lartë artistike, si dhe për përgatitjen e shumë gjeneratave të artistëve të rinj.

Shumë  prej veprave të Qamil Grezdës, pjesë e koleksionit të vyer të familjes, u ekspozuan në Presidencë nga djali i tij, skulptori i shquar, Ermir Grezda.

Presidenti Meta ka shprehur mirënjohjen e tij artistëve shqiptarë për vlerat e pasura kulturore që na kanë lënë trashëgimi.

Presidenti Ilir Meta me skulptorin Ermir Grezda duke parë pikturat e Qamil Grezdës.

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ladi: 27/07/2020 18:17

    Çfare ka bere Qamili per medalje?

    Përgjigju
  • Likja: 27/07/2020 14:52

    Po ky debil nuk la njeri pa i dhene medalje,ketij idioti nuk i dilka as Metalurgjiku,letyre president.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?