Nicola Maduro gjatë një fjalimi

Bota

Presidenti Nicolas Maduro, tërheq vendimin e tij në lidhje me diplomoatët amerikanë

28 Janar 2019, 02:18| Përditesimi: 28 Janar 2019, 03:20

  • Share

 

 Nicolas Maduro ka rishikuar edhe një hërë kërkesën e tij të mëparshme për diplomatët amerikanë të cilëve u dha afat 72 orë që të largoheshin nga vendi.

Presidenti aktual i Venezuelës që nuk njihet nga SHBA-të, u dha kohë diplomatëve amerikanë për negociata në shenjë të "diplomacisë së vërtetë".

 Ai paralajmëroi për pasojat nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje.Maduro i ofroi Trumpit një periudhë 30-ditore për të kërkuar krijimin e një "zyre të interesave amerikane" në Caracas dhe një institucion të ngjashëm venezuelian në SHBA.

 "Kjo është diplomacia e vërtetë," u shpreh Maduro teksa po jepte deklaratën zyrtare të tij.

Të mërkurën, Maduro dha urdhër që diplomatët amerikanë të largohen nga Venezuela, brenda 72 orëve pasi administrata e Trump njohu kreun e  opozitës Juan Guaido si presidentin e përkohshëm të vendit. SHBA hodhën poshtë kërkesën, pasi Sekretari i Shtetit Mike Pompeo pretendoi se Nicolas Maduro, nuk ka "autoritetin ligjor për të thyer marrëdhëniet diplomatike".

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?