Foto nga pasojat e sulmeve izraelite në Gaza

Lufta/ Irani: Shtetet e Bashkuara të përfshira në konflikt! Izraeli urdhëron evakuimin e 28 fshatrave pranë kufirit me Libanin! Biden: Pushtimi i Rripit të Gazës do të ishte një gabim

16 Tetor 2023, 07:02| Përditesimi: 17 Tetor 2023, 00:19

  • Share

Ushtria izraelite tha se Hamasi dhe militantët e tjerë palestinezë janë duke mbajtur 199 pengje në Gazë.  Ky është numër më i lartë i pengjeve sesa vlerësimet paraprake. Admirali Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite, tha të hënën se familjarët e pengjeve janë njoftuar por nuk specifikoi se sa shtetas të huaj gjenden në Gazë në mesin e pengjeve, apo se kush po i mban ata. Shumica besohet se po mbahen pengje nga grupi militant i Hamasit që kontrollon Gazën që nga viti 2007.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas, është distancuar për herë të parë nga militantët e Hamasit duke u shprehur se ky grup, nuk përfaqëson të gjithë popullin palestinez. Presidenti palestinez, në një bisedë telefonike me homologun e tij të Venezuelës, Nicolas Maduro, se Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO) është e vetmja parti përfaqësuese dhe legjitime e popullit palestinez.

Ai bëri thirrje për lirimin e "të burgosurve" nga të dyja palët dhe përsërit se zhvendosja e popullit të Gazës do të përbënte një "Nakba të dytë" (eksodi i palestinezëve në 1948 nga territoret e pushtuara nga Izraeli).

Sulmet ajrore kanë qenë të shumta, e së fundmi në Gaza nga ushtria izraelite. Sipas raportimit nga korrespondentët e agjencisë së lajmeve Al Jazeera, nga ky sulm janë raportuar shumë viktima.

Sipas njoftimit të zyrës së Netanyahut, Izraeli ka mohuar së fundmi se ekziston një armëpushim në jug të Gazës për të lejuar shtetasit e huaj të largohen përtej kufirit egjiptian. Më herët sot, burime të sigurisë në Egjipt thanë se një marrëveshje e tillë po zbatohej.

“Aktualisht nuk ka armëpushim dhe ndihmë humanitare në Gaza në këmbim të evakuimit të të huajve”, tha zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Izraeli konfirmoi se kishte rënë dakord me SHBA dhe Egjiptin për një armëpushim pesë-orësh për të lejuar hapjen e kalimit Rafah me Rripin e Gazës. Deri në orën 14:00 me orën lokale do të mundësohet hyrja e ndihmave humanitare në enklavën palestineze dhe evakuimi i shtetasve të huaj.

Numri i palestinezëve të vrarë në Gaza është rritur në 2750, ndërsa 9700 janë plagosur si pasojë e sulmeve izraelite, sipas një deklaratë të ministrisë së shëndetësisë. Ndërsa në Izrael, deri më tani janë 1400 persona të vdekur dhe 3,500 të plagosur

Ora 17:34
Izraeli urdhëron evakuimin e 28 fshatrave pranë kufirit me Libanin

1697470567_222222.JPG

Qeveria izraelite urdhëroi të hënën evakuimin e 28 fshatrave në veri të Izraelit që janë dy kilometra nga kufiri i vendit me Libanin.

“Zbatimi i planit u miratua nga Ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant”, thuhet në një deklaratë të përbashkët nga Ministria e Mbrojtjes e Izraelit dhe Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, shkruan CNN.

 

Ora 14:50
Izraeli raportohet të ketë vrarë 11 gazetarë palestinezë në Gaza që nga fillimi i sulmit

1697460080_journ.jpg

Izraeli ka vrarë 11 gazetarë palestinezë në sulmet ajrore në Gaza që kur filloi sulmet hakmarrëse pas inkursionit të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor.

Lajmi është bërë i ditur nga Sindikata e gazetarëve palestinezë, raporton News Sky.

Numri i përgjithshëm i viktimave në Gaza ka shkuar në 2,750 ndërsa  9,700 janë plagosur sipas një njoftimi nga ministria e shëndetësisë.

Ora 14:36
Irani: Nëse Izraeli ndalon sulmet ajrore, Hamasi mund të lirojë pengjet

1697459660_mas.jpg

Hamasi është gati të lirojë rreth 200 pengje nëse Izraeli ndalon sulmet ajrore në Gaza, ka pohuar ministria e jashtme e Iranit, megjithëse Hamasi nuk e ka pranuar të bëjë një ofertë të tillë.

Irani shihet si sponsori kryesor i Hamasit në luftën kundër Izraelit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanani tha se zyrtarët e Hamasit “thanë se janë të gatshëm të marrin masat e nevojshme për të liruar qytetarët dhe civilët e arrestuar nga grupet e rezistencës, por vuri në dukje se këto masa specifike kërkojnë përgatitje, të cilat janë të pamundura duke qenë se bombardimet kundër Gazës vazhdojnë.

Hamasi ka thënë se do të shkëmbejë 199 të burgosurit që mban me mijëra palestinezë që janë  në burgjet izraelite, raporton NewsSky.

Izraeli nga ana tjetër e ka bërë të qartë se nuk do të heqë rrethimin e Gazës derisa të lirohen pengjet.

Ora 14:30
Putin bisedë telefonike me presidentin sirian, diskutojnë për agresioni në Rripin e Gazës

1696280079_1696279984rusi.jpg

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij sirian, Bashar al-Assad zhvilluan një bisedë telefonike rreth mënyrave për t’i dhënë fund agresionit izraelit në Rripin e Gazës dhe theksuan nevojën për dërgimin urgjent të ndihmave humanitare në Gaza.

Sipas informacioneve, të dy treguan nevojën për të ndaluar bombardimet izraelite të Gazës dhe zhvendosjen e popullsisë së saj, raporton agjencia e lajmeve Tass.

Ora 14:16
VIDEOLAJM/ Momenti i sulmit ajror kur ekipet e shpëtimit palestinezë evakuojnë njerëzit në Gazën veriore

1697458527_video.jpg

Një sulm ajror izraelit goditi një lagje në qytetin Jabalia, në veri të Gazës, teksa ekipet e shpëtimit po evakuonin palestinezët nga zona. Pamjet tregojnë se një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur teksa punonjësit po vraponin për tu larguar nga vendngjarja.

Një gazetar nga Gaza shoqëroi ekuipazhin e një ambulance në kërkim të të mbijetuarve në vendngjarje, teksa e kishte regjistruar gjithë ngjarjen e ndodhur, raporton The Guardian.

Ndërsa një shpëtimtar ecën në një rrugicë, një shpërthim i madh ndodh para tij. Ndërsa ekipet e shpëtimit nxitojnë drejt ambulancave dhe largohen me shpejtësi, ndërsa avionët janë sipër. 

 

Ora 13:36
OKB-ja 'dorëzohet': Nuk mund të sigurojmë më ndihma humanitare në Gaza

1697457154_okb.jpg

Komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), Philippe Lazzarini tha se nuk mund të sigurojnë më ndihma humanitare në Gaza.  Në një konferencë për media, Lazzarini tha se në Gaza nuk ka ujë, energji elektrike dhe karburant. “Tashmë kolegët e mi të UNRWA-së nuk mund të sigurojnë më ndihmë mjekësore për njerëzit në Gaza”, tha ai.

“Numri i njerëzve që kërkojnë të strehohen në shkollat dhe objektet e tjera të UNRWA-së është shumë i madh dhe tashmë nuk kemi kapacitete për t’i përballuar këto”, deklaroi Lazzarini.

Komisioneri i përgjithshëm, Lazzarini tha se së shpejti në rajon nuk do të mbesin as ushqim e as ilaçe, raporton agjencia e mediave Anadolu.

Para luftës Gaza prej 16 vitesh ndodhej nën bllokadë dhe 60 për qind e popullatës së saj ishte në nevojë për ndihmë ndërkombëtare ushqimore, rikujtoi Lazzarini duke shtuar se “Gaza po mbytet dhe duket se bota ka humbur humanizmin e saj”.

“Nëse në Gaza nuk dërgohen furnizime tani, UNRWA dhe punonjësit e ndihmës nuk do të mund të vazhdojnë operacionet e tyre të ndihmës humanitare”, deklaroi Lazzarini i cili u bëri thirrje të gjitha palëve për hapjen e korridorit të ndihmës humanitare.

Konflikti Izraeli-Palestinë

Brigadat Izzeddin Kassam, krahu i armatosur i Hamasit, mëngjesin e 7 tetorit njoftoi nisjen e sulmit gjithëpërfshirës të emëruar “Tufani i Aksa-së” kundër Izraelit.

Nga Gaza në drejtim të Izraelit u lëshuan mijëra raketa ndërsa grupet e armatosura palestineze kryen bastisje dhe morën kontrollin e pikës kufitare Beit Hanoun-Erez në kufirin Gaza-Izrael.

Grupet e armatosura më pas hynë në vendbanimet izraelite ndërsa ushtria izraelite filloi sulme ndaj Rripit të Gazës me dhjetëra avionë luftarakë. Në sulmet e kryera nga Gaza kanë humbur jetën 1.300 izraelitë ndërsa janë plagosur 3.436 të tjerë.

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se në sulmet e Izraelit në Gaza janë vrarë 2.750 palestinezë ndërsa janë plagosur 9.700 të tjerë. Në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar janë vrarë 58 palestinezë dhe janë plagosur rreth 1.250 të tjerë. Gjithashtu në sulmet e Izraelit kanë humbur jetën 10 gazetarë, prej të cilëve 9 në Gaza dhe një në Liban.

Ndërsa në konfliktet e shënuara në kufirin izraelit në jug të Libanit mes Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite që nga 8 tetori e deri më tani, kanë humbur jetën 3 civilë, 4 milicë të Hezbollahut dhe 2 anëtarë të Lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez. Në sulmet e kryera nga ana e Libanit humbën jetën 3 ushtarë izraelitë.

Ora 13:30
Ushtria izraelite aktivizon planin për evakuimin e 28 fshatrave në kufirin libanez

1697455793_hei.jpg

Ushtria izraelite njoftoi aktivizimin e një plani për “evakuimin e 28 fshatrave izraelite në kufirin libanez”, pas një shkëmbimi zjarri me Hezbollahun.

“Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Emergjencave, i lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes dhe ushtrinë izraelite, njofton zbatimin e një plani për evakuimin e banorëve të Izraelit verior në zonën e vendosur deri në 2 kilometra nga kufiri libanez në qendrat e strehimit të financuara nga qeveria. Zbatimi i planit u miratua nga ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant dhe krerët e autoriteteve lokale në rajonin verior u informuan për vendimin”, thuhet në një deklaratë për media të ushtrisë izraelite, duke radhitur gjithashtu vendbanimet që duhen evakuuar.

Për më shumë se një javë, situata në kufirin izraelito-libanez është tensionuar ndjeshëm, si dha ka pasur shkëmbime zjarri të kohëpaskohshme.

Më herët gjatë ditës, ushtria izraelite njoftoi vdekjen e një prej oficerëve të saj për shkak të një rakete antitank të lëshuar nga kufiri libanez, raporton agjencia e lajmeve Anadolu.

Ditën e djeshme, Hezbollahu libanez lëshoi një deklaratë, duke marrë përgjegjësinë për sulmin e një kazerme izraelite dhe pesë objekteve ushtarake përgjatë kufirit jugor të Libanit.

Ora 12:19
VIDEO/ Dëshmia e amerikanit që i mbijetoi sulmit të Hamasit në festivalin Supernova: Më qëlluan dy herë, por ia dola

1697453164_sha.jpg

Një qytetar amerikan që ndodhej në Izrael ndihet me fat që doli i gjallë nga festivali ku terroristët e Hamasit bënë kërdinë, duke vrarë 260 njerëz. Liroy Alex, 28 vjeç, nga Çikago, ishte në festival me miqtë kur persona të armatosur të Hamasit u hodhën me parashutë në vendin e festivalit pranë kufirit të Gazës.

Alex në një intervistë për DailyMail tha se ai nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte dhe madje bëri shaka me miqtë e tij se ata mendonin se organizatorët po hidhnin fishekzjarre.

“Dëgjova goditje të forta në zonë dhe në fillim po bënim shaka se po hidheshin fishekzjarre. Por më pas organizatorët ndaluan muzikën dhe na njoftuan se po sulmoheshim me raketa. Shumë shpejt e kuptuam që situata ishte shumë më e rëndë, pasi të shtëna armësh u dëgjuan në të gjithë festivalin. Filluam të vrapojmë për të shpëtuar veten”, tha Alex, raporton Daily Mail.

Qindra njerëz vrapuan nëpër fusha duke u përpjekur të shkonin te makinat e tyre. Aleksi kishte shkuar në festival me dy shokë. Në mënyrë të pabesueshme që të tre arritën të mbërrinin në automjetin e tij dhe të fshiheshin brenda, por terroristët e Hamasit i kapën. Ai tha se po e ngiste makinën me shumë shpejtësi në mënyrë që ata të shpëtonin, mirëpo makina e Aleksit u godit me armë zjarri, duke thyer xhamat dhe ai u godit në sy nga copat e xhamit.

“Hipëm në makinë, dhe pamë një grup prej 20 personash me motoçikleta duke bërë kalime zigzage nga ana tjetër e rrugës. Ata ishin të gjithë të armatosur. Në fillim nuk e kuptuam se çfarë ishte. Ndërsa e ulëm shpejtësinë, pamë një burrë që ishtë plagosur. Në atë moment vendosa të kthehesha dhe terroristët filluan të qëllonin makinën tonë", tha Alex.

Aleksi u qëllua me dy plumba në pjesën e poshtme të shpinës, ndërsa e dashura e shokut të tij u godit në mushkëri. Më në fund, të tre nuk mundën të vazhdonin të ecnin më shumë dhe u ndalën në atë që dukej si një kantier ndërtimi.

"Ne u përpoqëm ta shpëtonim vajzën. Sapo pamë dy grupe, ne menduam se ishin arabë që jetonin në shkretëtirë. Ne thirrëm policinë, ambulancat, miqtë  dërguam vendndodhjen tonë  por u deshën tre orë që ata të vinin", tha Alex.

Vajza që ishte me ta humbi jetën nga plagët e marra. Për fat të mirë, Aleksi dhe shoku i tij u gjetën nga ushtarët, 13 orë pasi filluan të shtënat. Ai e kaloi pjesën më të madhe të javës së fundit në spital në Izrael dhe iu nënshtrua disa operacioneve.

Ai ende nuk shikon nga njëri sy dhe ende nuk dihet nëse mund të shërohet plotësisht. Pavarësisht se është 5000 milje larg shtëpisë, ai shpreson të kthehet në qytetin e tij të lindjes, Çikago, ku punon si bravandreqës, në javët e ardhshme.

Ora 12:06
Për herë të dytë, Blinken viziton Izraelin! Takime me Netanyahun dhe kabinetin izraelit të menaxhimit të luftës

1697182061_jordani.jpg

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Tel Aviv, ku pritet të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe kabinetin izraelit të menaxhimit të luftës. Takimi i tij i parë është planifikuar me Netanyahun

Diplomati i lartë amerikan ishte në Izrael javën e kaluar, disa ditë pasi Hamasi nisi sulmet e tij vdekjeprurëse në Izrael, në shenjë mbështetjeje nga administrata Biden teksa kërkon të përforcojë mbrojtjen e vendit dhe të parandalojë që konflikti të përshkallëzohet më tej.

Kthimi i Blinken të hënën vjen ndërsa SHBA kërkon të ndihmojë qytetarët amerikanë të bllokuar në Gaza të kalojnë të vetmen dalje të mbetur nga brezi i rrethuar, kalimin Rafah për në Egjipt. SHBA po punon gjithashtu me partnerët rajonalë për të ndihmuar në sigurimin e lirimit të pengjeve, përfshirë shtetas amerikanë, të marrë nga Hamasi gjatë sulmit të tyre brutal më 7 tetor. Më herët sot, zyra e kryeministrit izraelit mohoi se kishte ndonjë marrëveshje për hapjen e kalimit kufitar Rafah.

Të dielën Blinken premtoi se kalimi "do të jetë i hapur" dhe se SHBA po punonte me OKB-në, Egjiptin, Izraelin dhe të tjerët për të koordinuar përpjekjet për ndihma.

Ora 12:00
Guterres: Jemi në prag të greminës në Lindjen e Mesme

1695109284_antonioguterres.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i bëri thirrje Izraelit që të garantojë qasjen e ndihmave humanitare në Gaza ndërsa Hamasit i bëri thirrje të lirojë pengjet.

Guterres bëri një deklaratë me shkrim lidhur me zhvillimet në konfliktin Izrael-Palestinë. “Jemi në prag të greminës në Lindjen e Mesme”, tha ai dhe vuri në dukje se ka dy thirrje të rëndësishme.

Duke i bërë thirrje Hamasit që të lirojë pengjet pa kushte, Guterres tha se “Izraeli duhet të garantojë qasje urgjente dhe pa pengesë për sigurimin e ndihmës humanitare ndaj civilëve në Gaza”, raporton agjencia e lajmeve turke Anadolu.

“Në Gaza po mbarojnë uji, energjia elektrike dhe nevojat e tjera bazë”, nënvizoi Guterres duke shtuar se OKB-ja ka depo në Egjipt, Jordani, Izrael dhe Bregun Perëndimor dhe se nga këtu mund të transportojë produktet brenda disa orëve.

Pasi vuri theksin se që të dy thirrjet e tij janë të rëndësishme, Guterres tha që të dy elementët duhet të zbatohen pa u bërë temë diskutimi.

Ora 11:50
Paralajmëron ushtria izraelite: Sulmi nga Hezbollah mbështetet nga Irani! Mos na testoni, përgjigjja do të jetë vdekjeprurëse

1697449823_hez.jpg

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite tha të hënën se Hezbollahu kreu sulmet në Izraelin verior me mbështetjen e Iranit në mënyrë që të shpërqendronte ushtrinë nga fronti jugor i Gazës.

“Hamasi ka demonstruar brutalitetin e tij ndaj popullit të Izraelit dhe tani po bën të njëjtën gjë me popullin e Gazës”, tha zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari në një apel të ri drejtuar palestinezëve që të largohen sa më parë nga pjesa jugore e Gazës.

Ai paralajmëroi se nëse Hezbollahu “përpiqet të na testojë, përgjigja do të jetë vdekjeprurëse, ne po punojmë në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara.”

Hagari komentoi gjithashtu raportet për një armëpushim në Gazën jugore, duke deklaruar se “nuk ka armëpushim, raporton TheWallStreetJournal.

“Ne do të përditësojmë publikun nëse diçka ndryshon”, tha Hagari.

Zëdhënësi i IDF njoftoi gjithashtu se ushtria deri më tani ka njoftuar familjet e 199 pengjeve se të dashurit e tyre mbahen në Rripin e Gazës. Mes pengjeve të marra peng nga terroristët e Hamasit në Gaza pas sulmit të përgjakshëm të 7 tetorit, ka shumë të moshuar, fëmijë dhe gra.

Hagari tha se ushtria ka disa informacione mbi vendndodhjen e pengjeve që mbahen nga Hamasi në Rripin e Gazës.

“Ne po bëjmë përpjekje të guximshme për të kuptuar se ku janë pengjet në Gaza dhe ne kemi një informacion të tillë”, tha Hagari.

Ora 10:52
Izraeli: Hamasi vazhdon të parandalojë evakuimin e civilëve nga Gaza

1697446338_kalim.jpg

Zëdhënësi kryesor i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha se Hamasi vazhdon të pengojë palestinezët që të evakuohen drejt jugut nga pjesa veriore e Rripit të Gazës.

Këtë e raporton Times of Israel. 

"Hamasi po i pengon banorët e Gazës që të evakuohen drejt jugut nga pjesa veriore e Rripit të Gazës, pasi ka demonstruar mizorinë e tij ndaj banorëve të Izraelit, tani po bën të njëjtën gjë me banorët e qytetit të Gazës", tha Hagari, 

Ora 10:37
OKB: Karburanti që furnizon spitalet e Gazës mund të mbarojë brenda 24 orëve

1697273960_lila.jpg

Spitalet në të gjithë Gazën pritet të mbeten pa karburant brenda 24 orëve, ka paralajmëruar OKB-ja.

“Heqja e gjeneratorëve rezervë do të rrezikonte jetën e mijëra pacientëve”, deklaroi OKB.

Izraeli, i cili kontrollon pothuajse të gjitha kalimet në Gaza, ka rritur bllokadat tashmë të rrepta deri në lirimin e pengjeve, ndërkohë që qindra tonë metrikë ndihma nga disa vende janë mbajtur në Gadishullin Sinai të Egjiptit për ditë të tëra në pritje të një marrëveshjeje për dërgimin e saj të sigurt në Gaza. 

Ndihma pritet të lejohet në orën 7 të mëngjesit (9 të mëngjesit me orën lokale) këtë mëngjes kur hapet kalimi Rafah, por është e paqartë për sa kohë.

Ora 10:23
Scholz do vizitojë nesër Izraelin, pritet të shkojë edhe në Egjipt

1696539553_olafscholzgjermaniukraine.jpg

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të udhëtojë nesër në Izrael. Kështu shkruan Bild, duke shtuar se Scholz do të shkojë më pas në Egjipt. 

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ishte në Izrael javën e kaluar.

Ora 10:17
VIDEO/ Terroristi i Hamasit regjistron sulmet në shtëpitë izraelite dhe momentin kur qëllohet me armë zjarri

1697444202_zh.jpg

Një video tjetër është publikuar së fundmi nga sulmi i Hamasit e cila nisi mëngjesin e 7 tetorit. Videoja fillon me pamjet e personave të armatosur të Hamasit duke iu afruar një prej kibutzimeve që ata sulmuan të shtunën fatale dhe përfundon me një prej tyre në kamera duke marrë një plumb dhe duke bërtitur frymën e tij të fundit.

Sipas pamjeve të publikuara, terroristët e Hamasit shihen duke përdorur motoçikleta për sulmin e tyre në këtë kibbutz të veçantë, mitralozë deri tek granata e tipit RPG. Sapo mbërritën në hyrje të kibucit, të burgosurit e organizatës palestineze u angazhuan në një shkëmbim zjarri para se të arrinin të hynin më në fund në ambientet e tyre, raporton agjencia e lajmeve indiane hindustantimes.

Më pas ata qëllojnë në të gjitha shtëpitë që ndodhen rreth tyre, shpojnë gomën e një ambulance dhe kontrollojnë shtëpitë në kërkim të viktimave të mundshme.

Sulmuesi i Hamasit, i cili regjistron sulmin me anë të një kamerë trupi të vendosur në uniformën e tij, bie përtokë pasi vritet nga një person i paidentifikuar me armë zjarri, teksa bërtet "nuk ka Zot përveç Allahut". 

 

Ora 09:31
'Jeta ime nuk vlen pa familjen time', rrëfimet prekëse të refugjatëve të bllokuar në Gaza

Rrëfime prekëse vijnë nga të mbijetuarit e sulmeve në Gaza, të cilët jetojnë me frikën e vdekjes e cila mund t’ju vijë nga momenti në moment.

Burrat në kampin e refugjatëve Dheisheh në West Bank kalojnë shumicën e ditëve dhe netëve të tyre të mbërthyer në telefonat e tyre, duke pirë duhan dhe duke rifreskuar vazhdimisht burimet e tyre të lajmeve. Ata duken të rraskapitur, ndërsa tmerret e ditëve të fundit duken qartë në fytyrat e tyre, sipas CNN.

Këta 180 burra janë refugjatë nga Gaza, në mesin e rreth 18,000 banorëve që kanë leje pune izraelite dhe lejohen të kalojnë kufirin. Kur Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) mbyllën të gjithë aksesin në Gaza pas sulmit vdekjeprurës të Hamasit të shtunën e kaluar, këta burra u bllokuan.

Gratë dhe fëmijët e tyre janë ende në Khan Younis, një qytet në Gazën jugore që tani është epiqendra e krizës së refugjatëve. Forcat Mbrojtëse të Izraelit IDF kanë goditur pa pushim Gazën me sulme ajrore dhe artileri pasi luftëtarët e Hamasit organizuan një sulm terrorist dhe lëshuan mijëra raketa në Izrael që deri më tani kanë vrarë të paktën 1,400 njerëz. Grupi terrorist gjithashtu rrëmbeu rreth 150 izraelitë të shtunën e 7 tetorit.

Ushtria izraelite thotë se qëllimi i saj është të shkatërrojë Hamasin dhe të sigurojë që ai kurrë nuk mund të kryejë më një sulm të tillë. Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza tha se 2,450 janë vrarë në tetë ditët e fundit, numër më i lartë se gjatë gjithë luftës së vitit 2014, e cila zgjati 51 ditë.

Gruaja dhe pesë fëmijët e Ismail Abd Almagid, katër vajza dhe një djalë, janë në Gaza ndërsa ai po qëndron në kampin e refugjatëve. Në njërën prej videove ai tregon vajzën e tij të vogël Misk duke ngrënë një copë mango. Kur tregon klipin, lotët e tij nisin t’i rrjedhin në fytyrë.

Tala, vajza e tij e dytë më e madhe, u plagos në luftën e vitit 2014 kur familja po qëndronte në shtëpinë e prindërve të tij. "Asaj i pëlqen patina me rul, kështu që i thashë se do t'ia sjell kur të kthehem",  tha ai mes lotëve.

Abd Almagid, 44 vjeç tha për CNN se ai përpiqet të mbajë kontakte me gruan e tij gjatë gjithë kohës, por komunikimi ka qenë i vështirë pasi Izraeli i ndërpreu Gazës aksesin në energji elektrike, ushqim dhe ujë.

“Fëmijët e mi më thonë të lutem për ta. Situata është shumë e vështirë atje”, tha ai. "Unë do të kthehesha (në Gaza) tani ... edhe me gjithçka që po ndodh, më çoni në Gaza, unë do të shkoj me ju tani ... jeta ime nuk vlen pa familjen time."

Aktualisht Gaza po përjeton zhvendosje të popullsisë mes raketave dhe sulmeve nga Izraeli, ndërsa me qindra mijëra janë të drejtuar drejt jugut e shumë drejt rrugëve të mbipopulluara të Khan Younis.

Ora 09:13
Lufta në Gaza, rritet në 2750 numri i viktimave palestineze

1697348398_sulmohetizraeli.jpg

Ka shkuar në 2750 numri i palestinezëve të vrarë në Gaza, ndërsa 9700 janë plagosur si pasojë e sulmeve izraelite, sipas një deklaratë të ministrisë së shëndetësisë.

Ndërsa në Izrael, deri më tani janë 1400 persona ndërsa 3,500 kanë mbetur të plagosur, raporton The Independent

Luftimet midis Gazës dhe Izraelit që nisën më shumë se një javë më parë kanë shkaktuar mijëra të vdekur dhe të plagosur dhe qindra mijëra janë zhvendosur si pasojë e sulmeve të vazhdueshme nga të dyja palët.

Ora 08:56
Netanyahu: Nuk ka armëpushim për të lejuar shtetasit e huaj të dalin nga Gaza

1696871164_benjaminnetanyahu.jpg

Izraeli ka mohuar së fundmi se ekziston një armëpushim në jug të Gazës për të lejuar shtetasit e huaj të largohen përtej kufirit egjiptian. Më herët sot, burime të sigurisë në Egjipt thanë se një marrëveshje e tillë po zbatohej.

“Aktualisht nuk ka armëpushim dhe ndihmë humanitare në Gaza në këmbim të evakuimit të të huajve”, tha zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu, raporton The Guardian.

Më herët u raportua se kalimi kufitar Rafah pritej të hapej mëngjesin e sotëm. Kamel Khatib, përfaqësuesi i Ambasadës së Palestinës për kufirin Rafah, tha dje se shtetasit e huaj do të lejohen të kalojnë mëngjesin e sotëm dhe se ndihma humanitare do të lejohet.

Ora 08:23
Vritet 6-vjeçari palestinez në SHBA, plagoset nëna! Biden: Familja e viktimës erdhi për një jetë më të mirë

1697437425_6.jpg

Një 6-vjeçar me origjinë nga Palestina dhe nëna e tij u sulmuan me thikë të shtunën nga një 71-vjeçar në SHBA. Djali i mitur gjeti vdekjen ndërsa nëna 32-vjeçe u plagos.

Autori i identifikuar si Joseph M. Czuba nga Illinoisi, pronar i banesës ku jetonin të dëmtuarit sipas CNN është akuzuar për krim urrejtje të dielën. Zyra e sherifit të zonës, tha se i dyshuari Czuba nuk dha shpjegime për detektivët, por hetuesit përcaktuan se viktimat u "shënjestruan prej të dyshuarit për shkak se ishin myslimanë".

Mediat amerikane e lidhin ngjarjen me luftën mes Izraelit dhe Hamasit ndërsa Shtëpia e Bardhë tha se familja palestineze kishte mbërritur në SHBA duke kërkuar një jetë më të mirë. Presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden përcollën ngushëllime dhe u shprehën "të tronditur" për sulmin.

Ora 08:15
Rihapet pika kufitare Rafah që lidh Rripin e Gazës me Egjiptin

1697437000_76.jpg

Përfaqësuesi i ambasadës palestineze, Kamel Khatib, tha se pika kufitare Rafah që lidh Rripin e Gazës me Egjiptin duhet të rihapet në orën 9 të mëngjesit me orën lokale të mëngjesit të sotëm, në orën 08:00 në Itali, deri në orën 14:00 sipas kohës lokale. 

Kjo është raportuar nga NBC New. Hapja do të lejojë qytetarët e huaj të largohen nga enklava e rrethuar palestineze dhe të lejojë hyrjen e mallrave humanitare.

Ora 07:58
Atentat kreut të shërbimit sekret të Iranit! Mohammed Akiki në gjendje të rëndë

1697435832_mohamm.jpg

Oficeri i lartë i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Mohammed Akiki, ka mbetur i plagour rëndë gjatë ditës së sotme. Sipas mediave të huaja ai ka rënë pre e një sulmi në Teheran dhe aktualisht ndodhet në spital në gjendje kritike pas plagëve të rënda që ka marrë.

Fillimisht ishte shkrimtari izraelit Amir Tsarfati që shkroi për atentatin ndaj zyrtarit të lartë të shërbimeve sekrete iraniane në kanalin e tij në Telegram duke nënvizuar se Akiki ndodhet në terapi intensiven një spital në Teheran. Më pas lajmi u konfirmua edhe nga rrjeti Bnn, raporton agjencia e lajmeve italiane lastampa.it.

Për momentin ka mungesë informacioni për sulmin, por sipas ekspertëve dhe analistëve të ngjarjeve në Iran duket se atentati lidhet me situatën shpërthyese në Lindjen e Mesme, pas agresionit të Hamasit ndaj Izraelit dhe reagimin e shtetit hebre. Edhe shkrimtari izraelit Amir Tsarfati nuk përjashtoi mundësinë e përfshirjes së shërbimit sekret, Mosad në këtë atentat.

Kjo mund të jetë një hakmarrje për rolin e Iranit në sulmin e Hamasit. Profesori italian Daniele Ranieri shkruante pak ditë më parë se sulmi i Hamasit ka prishur të gjithë “status quo”-në në Lindjen e Mesme. Sipas tij, hakmarrja e Izaelit do të ketë pasoja edhe në Iran, por edhe në Liban për shkak të përfshirjes së Hezbollahut në këtë vend, në regjimin e Asadit në Siri, Jemen dhe Irak. 

Ora 07:43
Radhë të gjata para furrave në Gaza: Nuk kemi miell për nesër

1697434967_furre.jpg

Problemet për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike dhe ujit po shtohen në Gaza, ku sulmet izraelite vazhdojnë ditë e natë. Palestinezët së fundmi kanë krijuar radhë të gjata para furrave për të blerë bukë.

“Kemi vështirësi në furnizimin me miell. Miell kemi mjaftueshëm për sot, por për më vonë e di vetëm Allahu. Nuk kemi miell për bukë për nesër”, thotë bukëpjekësi Enes Beshir.

Pak ditë më parë, furnizimi me energji elektrike i zonës prej më shumë se dy milionë banorësh u ndërpre plotësisht, pasi i vetmi termocentral në Gaza pushoi së punuari për shkak të mungesës së karburantit.

Fundjavën e kaluar, në një përshkallëzim dramatik të tensioneve në Lindjen e Mesme, forcat izraelite nisën sulme intensive ushtarake kundër Rripit të Gazës, në përgjigje ndaj një ofensive ushtarake nga grupi palestinez Hamas në territoret izraelite, raporton agjencia e lajmeve turke Anadolu.

Konflikti filloi më 7 tetor, kur Hamasi nisi operacionin “Tufani i Aksasë”, një sulm i befasishëm me shumë drejtime, duke përfshirë një breshëri raketash dhe infiltrimesh në Izrael nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit.

Hamasi tha se operacioni ishte në hakmarrje për bastisjet ndaj Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe dhunës në rritje të kolonëve izraelitë kundër palestinezëve.

Ushtria izraelite më pas nisi operacionin “Shpatat e Hekurta” kundër objektivave të Hamasit brenda Rripit të Gazës.

Përgjigjja e Izraelite është shtrirë deri në ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës në një zonë që është përfshirë nën një rrethim paralizues që nga viti 2007.

Ora 07:34
Biden: Pushtimi i Gazës nga Izraeli do të ishte një gabim i madh! Nuk ka prova që Izraeli është i përfshirë

1696967359_biden.png

Presidenti i SHBA, Joe Biden, së fundmi në një intervistë është shprehur se pushtimi i Gazës nga ushtria izraelite do të ishte "një gabim i madh". 

Ai këtë e deklaroi në programin televiziv '60 Minutes' në CBS, duke shtuar se Hamasi nuk përfaqëson të gjithë palestinezët. 

Biden përsëriti edhe një herë se Hamasi duhet të eliminohet plotësisht.

"Unë besoj se shteti hebre e kupton se një pjesë e konsiderueshme e popullit palestinez nuk ndan pikëpamjet e Hamasit dhe Hezbollahut," shtoi ai.

Po ashtu, Biden tha se “nuk ka asnjë provë" të përfshirjes së Iranit në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, tha ai për CBS, duke konfirmuar atë që zyrtarët amerikanë thanë javën e kaluar.

Ora 07:11
Sulm ajror gjatë natës në Gaza, raportohet për shumë viktima

1697433953_sulm.jpg

Sulmet ajrore ka qenë të shumta së fundmi në Gaza nga ushtria izraelite. Sipas raportimit nga korrespondentët e agjencisë së lajmeve Al Jazeera, nga ky sulm janë raportuar shumë viktima.

S.S//ReportTv.al
Komento

Komente

  • niku: 16/10/2023 21:37

    palestinezet jane turma terroriste, nuk e njofin shtetin ligjor. prandaj jemi me Izraelin si shtet i paqes

    Përgjigju
  • Cifuti: 16/10/2023 12:07

    Cifutet jane shtet terrorist dhe vrastar , ata qelbesira kane 56 vjet qe kane pushtuar Palestinen dhe bota e pafytyre i nxjer dhe viktima keta minj te ndyre . Shpresoj qwe tju ktheht per koke ajo qe po bejne atje keta plera te mbeshtetur nga kriminelet perendimore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?