Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka pritur në rezidencën e tij kryeministrin e ri, Talat Xhaferi dhe kabinetin e tij qeveritar.
“Ju uroj funksionim efikas dhe realizim të suksesshëm të zgjedhjeve të ardhshme”, ka shkruar Pendarovski në Facebook pas takimit.
Ndërsa kryeministri Xhaferi theksoi se koordnimi mes institucioneve është i një rëndësie të veçantë për funksionimin e shtetit.
“Është me rëndësi të veçantë që degët shtetërore të funksionojnë në mënyrë të koordinuar dhe vazhdimisht të bashkëpunojnë në dobi të qytetarëve dhe shtetit. Sot Presidenti Pendarovski organizoi pritje për nder të Qeverisë së sapozgjedhur”, tha Xhaferi.
Kabineti Qeveritar
Kryeministër Maqedonisë së Veriut- Talat Xhaferi
Ministre e Mbrojtjes: Slavjanka Petrovska
Ministër i Brendshëm Teknik- Pançe Toshkovskin
Ministër Drejtësie: Krenar Loga
Ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndër-Komuniteteve- Artan Grubi
Ministër i Jashtëm- Bujar Osmani
Ministër i Financave-Fatmir Besimi
Ministër i Ekonomisë- Kreshnik Bekteshi
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave- Ljupço Nikolovski
Ministër i Shëndetësisë- Fatmir Mexhiti
Ministër i Arsimit dhe Shkencës- Jeton Shaqiri
Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale- Gjoko Velkovski
Ministër i Çështjeve të Vetëqeverisjes Lokale- Risto Penov
Ministër i Kulturës- Bisera Kostadinovska-Stojçevska
Ministër i Shoqërisë Informative dhe Administratës- Azir Aliu
Ministër i Transportit- Blagoj Boçvarskii
Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor- Kaja Shukova
Lajmi kryesor:
Dita I e Talat Xhaferit si kryeministër i Maqedonisë e Veriut: Prioritet aleanca me SHBA, BE, NATO! Lëkundja mund të shfrytëzohet nga fuqi të treta
S.S//ReportTv.al
Sondazhi i ditës:
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
82.8%
-
Vendos filtra
14.7%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 5169