Bota

Presidenti polak Duda: Sulmi erdhi nga ukrainasit, por ishte i paqëllimshëm

16 Nëntor 2022, 14:11| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 14:08

  • Share

1668604045_Andrejz.PNG

Presidenti polak, Andrzej Duda, deklaroi së fundmi se dy pjesët e një rakete që goditën një fshat kufitar në Poloni i përkisnin mbrojtjes ajrore ukrainase, duke e cilësuar këtë sulm një fatkeqësi dhe jo një sulm të qëllimshëm.

Ai shtoi se sipas tij përgjegjësia përfundimtare i takon Rusisë, e cili në të njëjtën ditë kishte ndërmarrë një varg sulmesh me raketa drejt vendit fqinj.

“Nuk ka absolutisht asnjë të dhënë që të tregojë se ky ka qenë një sulm i qëllimshëm ndaj Polonisë. Ka shumë gjasa të bëhet fjalë për një raketë e përdorur për mbrojtje, që do të thotë se po përdorej nga forcat e mbrojtjes të Ukrainës”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Incidenti në Poloni/ NATO: S'ka fakte që sulmi ishte i qëllimshëm! Moska thërret ambasadorin e Varshavës! Pentagoni: Shanset për një fitore ushtarake për Kievin, të ulëta


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?