Presidenti serb Aleksandër Vuçiç mbërriti në Moskë ku u prit nga zyrtarë rus. Udhëtimi i tij i shumëpërfolur drejt Rusisë zhvillohet në kuadër të Paradës së Fitores, ceremonisë së famshme ushtarake që Rusia zhvillon çdo vit në 9 Maj si festë përkujtimore ndaj fitores ndaj nazizmit në luftën e dytë botërore.
Vuçiç iu drejtua Moskës në avionin shtetëror, përkundër parlajmërimeve nga Komisionerja për Zgjerimin dhe zyrtarë të tjerë të BE që të mos shkojë në Moskë. Vizita e tij pritet të ketë kosto.
Serbisë sipas paralajmërimeve pritet t'i kushtëzohet procesi i anëtarësimit në BE, pasi Brukseli në mënyrë të përsëritur ka kërkuar që Serbia të linjëzojë politikën e saj të jashtme me atë të BE.
Vuçiç nuk iu bashkua Evropës as për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë, ndërsa mbrëmjen e së mërkurës, nga Sheshi i Kuq, shpërndau një video ku thotë se është krenar që do të jetë i pranishëm në paradën ruse. Vuçiç pritet të takohet edhe me presidentin rus Vladimir Putin.
Komente
