Peter Sorensen dhe Aleksandër Vuçiç

Kosova & Rajoni

Presidenti serb takim me të dërguarin e BE për dialogun: Asociacioni, kusht për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

25 Mars, 12:56| Përditesimi: 25 Mars, 13:00

  • Share

Serbi-Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka takuar sot në Beograd Peter Sorensen, i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Gjatë takimit të tij të parë me Sorensen, ka theksuar se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është “parakusht” për fillimin e normalizimit të marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.

“Unë theksova pengesat e vazhdueshme që bën Prishtina në procesin e dialogut dhe ritheksova se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pas 12 viteve të refuzimit të Prishtinës për ta përmbushur obligimin, është parakusht për fillimin e normalizimit esencial të marrëdhënieve”, shkroi Vuçiç në rrjetet sociale.

Vuçiç theksoi se Serbia është e gatshme për një dialog konstruktiv që mund të sjellë paqe në Ballkanin Perëndimor.

“Theksova pritjen se BE-ja do të rrisë angazhimin e saj dhe do të mbajë një rol të paanshëm në këtë proces. Përsërita qëndrimin e Serbisë se vetëm dialogu konstruktiv dhe zgjidhjet kompromisi mund të kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”, shtoi ai.

Kjo është vizita e parë e Sorensen në Beograd pas marrjes së detyrës. Javën e kaluar ai bëri një vizitë treditore në Kosovë, gjatë së cilës, pas takimeve të ndara me zyrtarë të institucioneve të përkohshme në Prishtinë, deklaroi se kanë biseduar për të ecur përpara në procesin e dialogut.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?