Bota

Presidenti sllovak Andrej Kiska njofton miratimin e qeverisë së re

22 Mars 2018, 00:56| Përditesimi: 22 Mars 2018, 01:03

  • Share

 

Presidenti sllovak, Andrej Kiska njoftoi sot se ka miratuar qeverinë e re të Peter Pellegrini, paraardhësi i të cilit Robert Fico ishte dorëhequr për shkak të një krize politike të shkaktuar nga vrasja e një gazetari që kishte zhvilluar një hetim mbi korrupsionin.

“Vendosa të emëroj nesër Pellegrini-n në postin e kryeministrit dhe se do të pranoj propozimin e tij për emërimin e anëtarëve të qeverisë së re”, deklaroi për gazetarët Kiska.

Presidenti sllovak refuzoi ditën e djeshme një listë të parë të paraqitur nga Pellegrini.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?