Presidenti slloven, Borut Pahor

Presidenti slloven letër BE: Shqipërisë dhe Maqedonisë t’i jepet drita jeshile për negociatat në qershor! Kosovës t’i liberalizohen vizat

17 Qershor 2022, 08:17| Përditesimi: 17 Qershor 2022, 09:21

  • Share

TIRANË- Presidenti slloven Borut Pahor i ka kërkuar BE-së që në samitin që do të mbahet më 23 qershor, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i jepet drita jeshile për nisjen e negociatave. Përmes një letre dërguar Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, presidenti sollven shkruan se duhet të liberalizohen edhe vizat e Kosovës.

Nisur nga lufta në Ukrainë, Pahor tha gjatë samitit të Forumit të Prespës se i kërkuar BE-së që të marrë vendime për përshpejtimin e integrimit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në union.

Teksa ka mbështetur përpjekjet për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e kandidatit për në BE, Pahor thotë se është i shqetësuar për situatën në Ballkan, pasi vendet e rajonit po largohen gjithnjë e me shumë nga BE, ndonëse kjo e fundit po i shpreh garanci europiane, por ende nuk ka marrë hapa konkretë.

Sipas presidentit slloven, Bosnje Hercegovinës duhet ti jepet statusi i vendet kandidat pa kushte dhe t’i plotësojë ato me kohën. Pahor thekson se duhet një proces më i shpejtë negociues për me Malin e Zi dhe Serbinë.

Letra e plotë

I nderuar zoti President,

Duke pasur parasysh agresionin e Federatës Ruse ndaj Ukrainës dhe efekteve të luftës në sigurinë evropiane, të cilat po shtohen, duhet të potencohet rëndësia e Bashkimit Evropian si një garantues i sigurisë dhe stabilitetit. Ndërsa unë sinqerisht mbështes të gjitha përpjekjet për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e kandidatit, jam gjithnjë e më shumë i shqetësuar për situatën në Ballkanin Perëndimor, të cilit ne vazhdimisht po i shprehim garanci dhe perspektivë evropiane, por rajoni po largohet gjithnjë e më shumë.

Unë jam veçanërisht i shqetësuar për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë.  Në këtë vend, ka pasoja shumë negative nga procesi shumë i ngadaltë i zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe largimi nga perspektiva evropiane. Në këto rrethana, nacionalizmi dhe lufta për ndryshimin e kufijve po intensifikohen, të gjitha këto po çojnë në paqëndrueshmëri në rritje që kërcënon sigurinë jo vetëm të BiH dhe fqinjësisë së saj të afërt, por edhe të Bashkimit Evropian.

Jam i bindur se është e domosdoshme që Bosnje-Hercegovinës t’i jepet statusi i kandidatit pa kushte.  Natyrisht, BiH duhet të plotësojë kushtet, por rendi duhet të jetë i ndryshëm – kështu që së pari statusin e kandidatit dhe më pas plotësimin e kushteve.  Sipas mendimit tim, kjo do t’i forconte forcat pro-evropiane në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe dinamikat e përshtatjes së brendshme me normat evropiane.

Unë besoj se nevojiten hapa konkretë për të përshpejtuar zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor. Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i jepet drita jeshile për fillimin e negociatave në qershor dhe Kosova të marrë liberalizim vizash. Besoj se të dyja kërkojnë vetëm vullnetin politik të shteteve anëtare, si të tre shtetet plotësojnë të gjitha kushtet për të thënë.  Dua gjithashtu një proces më të shpejtë negociues me Malin e Zi dhe Serbinë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?