Presidenti Thaçi kundër rihapjes së temës së Asociacionit të komunave me shumicë serbe

16 Shtator 2020, 13:09| Përditesimi: 16 Shtator 2020, 15:47

  • Share

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se rihapja temës së Asociacionit të komunave me shumicë serbe në dialogun, që zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, është kthim prapa për Kosovën.

Thaçi madje u shpreh se takimi i së enjtes është i rrezikshëm dhe, siç është shprehur ai, është axhendë e Serbisë.

Të enjten në Bruksel do të zhvillohen bisedime mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel ekspertësh. Në to pritet të diskutohet çështja e Asociacionit dhe ajo për pretendimet financiare dhe pronësore.

"Rihapja e çështjes së Asociacionit përsëri në Bruksel, pas një dekade, është rikthim prapa për Kosovën. Është goditje ndaj shtetësisë së Kosovës dhe cenim i sovranitetit e me rrezik për krijimin e 'Republikës Serbe në Kosovë'. Për diçka të tillë mendoj se parlamenti i Kosovës duhet të jetë shumë i vëmendshëm. Këtë të drejtë nuk e ka askush që të ulet të diskutojë as të negociojë e lëre të pretendojë të arrijë ndonjë marrëveshje të re për Asociacionin", deklaroi Thaçi para mediave.

I menjëhershëm ka qënë deklarimi i Kryeimistrit Hoti i cili ka qetësuar Thaçin teksa u shpreh se “në Kosovë nuk do të ketë asnjëherë një asociacion me kompetenca ekzekutive”.

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është paraparë me marrëveshjen e parë të Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi. Më tutje, detajet konkrete janë harmonizuar me parimet/elementet e përgjithshme nga marrëveshja e vitit 2015.

Në tetor të vitit 2015, kjo marrëveshje u dërgua për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Gjykata Kushtetuese, në vendimin e nxjerrë në dhjetor të vitit 2015, tha se Marrëveshja për Asociacionin në 23 pika të saj, nuk është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Ora 15:45
Hoti: Të enjten në Bruksel nuk do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të mërkurën, se në Kosovë nuk do të ketë asnjëherë Asociacion të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive.

"Nuk diskutohet dhe nuk hapet marrëveshja e arritur me herët për Asociacionin", tha Hoti gjatë një debati të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, për dialogun politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Të enjten në Bruksel do të zhvillohen bisedime mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të ekspertëve. Më herët është paralajmëruar se pritet të diskutohet çështja e Asociacionit dhe ajo për pretendimet financiare dhe pronësore.

Kryeministri Hoti, megjithatë tha se të enjten në Bruksel nuk do të diskutohet për Asociacionin.

"Nesër nuk diskutohet për Asociacionin dhe nesër nuk është ditë e rrezikshme për Kosovën. Nesër është një ditë e zakonshme ku kryeministri i vendit raporton para deputetëve të Kuvendit të Kosovës", tha Hoti.

Sipas tij, të enjten diskutohet për çështjen e obligimeve financiare me dy vendeve që kanë të bëjnë me çështjen e pensioneve të viteve të 90-ta, suksesioni i pasurisë së ish-Jugosllavisë, borxhi publik, dëmet e luftës, reparacionit etj.

Më herët, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se “hapja e temave për të drejtat e komuniteteve dhe për Asociacionin e komunave serbe në dialogun e Brukselit është gabim i madh dhe shumë i rrezikshëm i Qeverisë së Kosovës”.

Komento

Komente

  • Mala: 16/09/2020 14:32

    Thaci nuk e beri, e as nuk e lejoi te behet ky asociacion serber.Tash,me ndihmen e atyre qe urrejne UCK dhe clirimin e Kosoves dhe lirine e shqiptareve, dalin shpifin,genjejne e sajojne,ashtu sic kane vepruar deri sot kunder Kosoves dhe shqiptareve,Prap akuzojne Thacin e vlerat e deritashme kombetare, madje edhe ne emer te ndonje OJQ kryejne emision ashtu sic kane premtuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?