Thaçi: Washingtoni, dera më e mirë për të trokitur për marrëveshjen finale...BE-ja e ka besimin të cënuar! Në korrik Samiti i Parisit (VIDEO)

18 Qershor 2020, 10:18| Përditesimi: 18 Qershor 2020, 13:03

  • Share

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, deklaroi se Washingtoni është adresa më e mirë dhe më e besueshme për të trokitur. Ajo do të japë marrëveshjen përfundimtare në bisedimet midis Kosovës dhe Beogradit.

Thaçi tha se “Ne si Kosovë gjithmonë kemi kërkuar që në tryezën e  bisedimeve të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa tani jo vetëm që janë në tryezë, por janë edhe udhëheqës të këtij procesi, prandaj besimi ynë është i plotë se gjërat do të shkojnë në drejtim të mundësisë së arritjes së një marrëveshje përfundimtare me Serbinë”.

Për presidentin e Kosovës, marrëveshja përfundimtare do jetë tepër e vështirë për tu realizuar por do të arrihet dhe se Kosova në fund të gjithëkësaj do të anëtarësohet në OKB dhe në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

I pyetur në lidhje me deklaratën e emisarit amerikan Richard Grenell, i cili tha se  “nëse cilado palë mbetet e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit në Washington, do të kthehet në ‘status quo’ pasi të largohet nga SHBA-ja, - a do të thotë kjo se palët do të qëndrojnë në Washinton derisa të ketë marrëveshje?- Thaçi tha se në këtë rast Prishtina edhe Beogradi do të ishin humbëset.

Kosova – tha ai- nuk është e gatshme të paguajë këtë çmim, por është e gatshme të shfrytëzojë mundësinë për arritje të një marrëveshjeje të rëndësishme për konsolidimin e shtetit në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.

Në lidhje me Samitin e Dytë që do të organizohet nga Presidenti Macron në javën e tretë të korrikut, Thaçi tha se pret vetëm liberalizimin e vizave, dhe pse Bashkimi Evropian e ka të cënuar besimin te qytetarët e Kosovës

Nga përtej kufirit, në lidhje me 5 pikat e paracaktuara si të pacënueshme nga kryeministri Avdullah Hoti, si integriteti territorial apo dhe karakteri unitar i shtetit, presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se kushtet e tilla janë të papranueshme – “njerëz më mirë mos ejani askund. Serbia është e vogël që ta komandojë Shtëpinë e Bardhë, por është mjaft e madhe që të guxojë të tregojë se cilat janë qëllimet dhe interesat e saj”.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?