Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump pritet të shpallë vendimin për zhvendosjen e selisë së Komandës Hapësinore të Shteteve të Bashkuara nga Colorado, drejt qytetit Huntsville në Alabama. Lajmi bëhet i ditur për Reuters nga një zyrtar amerikan.
Ky vendim shihet gjerësisht si një shpërblim për shtetin e Alabamës, i cili ka mbështetur fuqishëm kandidaturat presidenciale të Trump në tri zgjedhje të njëpasnjëshme, në dallim nga Colorado, që ka votuar kundër tij. Megjithatë, administrata nuk ka dhënë ende një arsye zyrtare për këtë zhvendosje.
Ky vendim përmbys zgjedhjen e bërë nga administrata e Presidentit Joe Biden në vitin 2023, kur u përcaktua që Colorado Springs do të ishte shtëpia e përhershme e kësaj strukture të re ushtarake.
Aktualisht, Komanda Hapësinore operon përkohësisht nga baza ajrore Peterson në Colorado Springs, ku shërben një personel prej 1700 punonjësish, sipas të dhënave të Kongresit.
Komente
