Bota

Presidenti Trump: Gazetari Khashoggi duket se ka vdekur, do të ketë pasoja të rënda për përgjegjësit e kësaj ngjarje

19 Tetor 2018, 17:14| Përditesimi: 19 Tetor 2018, 18:01

  • Share

Presidenti amerikan Donald Trump foli përsëri për zhdukjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi duke u shprehur se tashmë ai  është i bindur se ka vdekur.

Në një bashkëbisedim me gazetarët presidenti amerikan u shpreh se: “Gazetari i zhdukur saudit Jamal Khashoggi duket se ka vdekur”,

Presidenti Trump theksoi se do të ketë pasoja “të rënda” për këdo që qëndron pas këtij krimi.

Pasojat e mundshme për Arabinë Saudite do të duhet të jenë shumë të rënda. Kjo është një gjë e keqe, por do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli, do të pranoj se ai është i vdekur.

Donald Trump, president i SHBA-ve

Çështja e gazetarit Khashoggi ka pushtuar edicionet e lajmeve në të gjithë botën duke fajësuar regjimin saudit.

Ai fiksua nga kamerat e sigurisë për herë të fundit më 2 tetor duke hyrë në konsullatën e Emirateve të Bashkuara në Stamboll por nuk doli asnjëherë prej andej.

Rijadi e ka mohuar përfshirjen në zhdukjen e gazetarit një gjë të tillë. Mediat turke kanë raportuar se ekziston një material audio dhe video e momentit kur gazetari vritet por asnjëherë deri më sot ky material nuk është bërë publik.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?