Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nuk do t’i shkatërronte kompanitë e Elon Musk duke ulur subvencionet federale dhe tha se dëshiron që bizneset e manjatit miliarder të teknologjisë të lulëzojnë.
Trump në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump theksoi se dëshiron që Musk dhe të gjitha bizneset amerikane të “lulëzojnë si kurrë më parë”.
“Nuk është e vërtetë që dua të shkatërroj kompanitë e Elon duke i hequr subvencionet që merr nga qeveria amerikane. Dua që Elon, dhe të gjitha bizneset në vendin tonë, të lulëzojnë më shumë se kurrë!”, shkroi Trump.
Kjo deklarata vjen mes zërave për një marrëdhënie të tensionuar mes Trump dhe Musk, veçanërisht pas komenteve për subvencionet miliarda dollarëshe që kompanitë e Musk marrin nga shteti.
Komente
