Donald Trump

Bota

Presidenti Trump kërcënon sërish: Nuk përjashtoj përdorimin e forcës ushtarake për të marrë Groenlandën

30 Mars, 10:49| Përditesimi: 30 Mars, 11:05

  • Share

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk po e ul presionin mbi Groenlandën dhe qeverinë e saj. Disa orë pas vizitës së zëvendëspresidentit të tij, JD Vance, Trump tha në një intervistë për NBC News se «nuk përjashton përdorimin e forcës ushtarake» për të marrë ishullin.

«Do ta marrim 100%», tha ai.

«Mendoj se ka një mundësi që ta arrijmë këtë pa përdorur forcën ushtarake. Kjo është paqja në botë, kjo është siguria ndërkombëtare. Por sa i përket mënyrave, nuk përjashtoj asgjë».

Groenlanda është një territor i Danimarkës, aleate e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara. Prej muajsh, Trump ka shpallur synimin e tij për ta aneksuar territorin, duke argumentuar se është i nevojshëm për arsye të sigurisë «kombëtare dhe ndërkombëtare».

Qëndrimi i përsëritur mbi kontrollin e Groenlandës – të cilin presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka cilësuar si një çështje «serioze» – ka rritur tensionet me qeverinë daneze.

Kryeministrja Mette Frederiksen do të vizitojë ishullin nga e mërkura deri të premten për të «forcuar unitetin» me territorin arktik, në një moment kur Groenlanda sapo ka formuar një qeveri të re koalicioni. Vizita u njoftua një ditë pas fjalimit kritik të Vance drejtuar Danimarkës për «pavendosmërinë» e saj në administrimin e territorit autonom danez.

Të shtunën, ministri i Jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen, kritikoi administratën Trump për «tonin» me të cilin ka folur për Danimarkën dhe Groenlandën, duke deklaruar se vendi i tij tashmë po investon më shumë në sigurinë e Arktikut dhe mbetet i hapur për bashkëpunim më të madh me Shtetet e Bashkuara.

«Janë bërë shumë akuza dhe shumë deklarata. Dhe sigurisht, ne jemi të hapur ndaj kritikave», tha Rasmussen në anglisht. «Por më lejoni të jem plotësisht i sinqertë: nuk e vlerësojmë tonin me të cilin janë shprehur. Kjo nuk është mënyra se si flitet me aleatët e ngushtë. Dhe unë vazhdoj ta konsideroj Danimarkën dhe Shtetet e Bashkuara si aleatë të ngushtë».

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • hektor: 30/03/2025 13:14

    Z.Tramp thotë peshku i madh e ha të voglin..kjo demokraci është....?? si mund të pushosh apo me që Rusia po pushton Ukrainën Amerika të pushtoi Groerlandën.Me siguri që do të plasi luftë botërore....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?