Presidenti Donald Trump ka njoftuar këtë të enjte (6 mars 2025) se ka pezulluar tarifat doganore prej 25% për mallrat që futen në SHBA, nga Meksika dhe Kanadaja deri më 2 prill.
Republikani 78-vjeçar njoftoi vendimin e tij përmes një postimi në "Truth Social", duke shtuar se ky hap vjen pas një telefonate miqësore me presidenten e Meksikës, Claudia Sheinbaum. Sheinbaum e përshkroi bisedën me Trump si “të shkëlqyer'.
"Pas bisedës me Presidenten Claudia Sheinbaum të Meksikës, kam rënë dakord që Meksika të mos detyrohet të paguajë tarifa për asgjë që bie nën Marrëveshjen USMCA. Kjo marrëveshje do të zgjasë deri më 2 prill. E bëra këtë si një lehtësim dhe nga respekti për Presidenten Sheinbaum. Marrëdhënia jonë ka qenë shumë e mirë dhe po punojmë fort, së bashku, për Kufirin, si për ndalimin e emigrantëve të paligjshëm nga hyrja në Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe për ndalimin e Fentanilit. Faleminderit Presidentes Sheinbaum për punën dhe bashkëpunimin tuaj të palodhur",- shkruan Trump.
Qëndrimi i Kanadasë
Kryeministri kanadez Justin Trudeau theksoi se “edhe me këtë armëpushim për disa sektorë”, Kanadaja mbetet në një luftë tregtare me SHBA. Ai përsëriti synimin e tij: “Eliminimi i të gjitha tarifave”.
Ndërkohë, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka dhënë vlerësimin e tij mbi tarifat doganore të vendosura nga Uashingtoni. Sipas drejtoreshës së komunikimit të FMN-së, Julie Kozack, këto tarifa do të kenë një ndikim të rëndësishëm si te Kanadaja, ashtu edhe te Meksika, dy partnerët kryesorë tregtarë të SHBA.
Shtetet e Bashkuara vendosën tarifa të reja doganore prej 25% për eksportet nga Meksika dhe Kanadaja, më 4 mars, duke injoruar provat se vendet fqinje kufizuan migrimin e paligjshëm dhe rrjedhën e drogave të paligjshme në territorin amerikan, siç kishte kërkuar Trump.
Komente

E kot sthon dale more beg se ka hendek
Përgjigjuopo na u be dhe ky TRa.i i heq i ve i heq i ve! Me sa duket dhe ketij nuk ja mban ! Me duket se nuk po i dalin llogarit mire!
PërgjigjuNa u shtu dhe nje karagjoz tjeter dhe ky fat i keq i ra Amerikes.e terhoqi bythen hitleri i koheve moderne i kishte bere hesapet pa hanxhine
PërgjigjuKy duhet te numeroje deri ne 1000 perpara se te hape gojen se vetem marrezira thote or teeeejjjjj
Përgjigju