Donald Trump

Bota

Presidenti Trump pezullon tarifat doganore 25% për mallrat nga Meksika dhe Kanadaja

6 Mars, 18:30| Përditesimi: 6 Mars, 22:05

  • Share

Presidenti Donald Trump ka njoftuar këtë të enjte (6 mars 2025) se ka pezulluar tarifat doganore prej 25% për mallrat që futen në SHBA, nga Meksika dhe Kanadaja. 

Republikani 78-vjeçar njoftoi vendimin e tij përmes një postimi në "Truth Social", duke shtuar se ky hap vjen pas një telefonate miqësore me presidenten e Meksikës, Claudia Sheinbaum.

"Pas bisedës me Presidenten Claudia Sheinbaum të Meksikës, kam rënë dakord që Meksika të mos detyrohet të paguajë tarifa për asgjë që bie nën Marrëveshjen USMCA. Kjo marrëveshje do të zgjasë deri më 2 prill. E bëra këtë si një lehtësim dhe nga respekti për Presidenten Sheinbaum. Marrëdhënia jonë ka qenë shumë e mirë dhe po punojmë fort, së bashku, për Kufirin, si për ndalimin e emigrantëve të paligjshëm nga hyrja në Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe për ndalimin e Fentanilit. Faleminderit Presidentes Sheinbaum për punën dhe bashkëpunimin tuaj të palodhur",- shkruan Trump.

Shtetet e Bashkuara vendosën tarifa të reja doganore prej 25% për eksportet nga Meksika dhe Kanadaja, më 4 mars, duke injoruar provat se vendet fqinje kufizuan migrimin e paligjshëm dhe rrjedhën e drogave të paligjshme në territorin amerikan, siç kishte kërkuar Trump.

K.M/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket vendimi i qeverisë për të mbyllur me një vit Tik Tok?