Bota

Trump sanksione Gjykatës Ndërkombëtare Penale, firmosi urdhër arrest ndaj Netanyahut! Vjen reagimi nga Haga: Kërcënohet puna e pavarur

6 Shkurt, 22:00| Përditesimi: 7 Shkurt, 16:22

  • Share

UASHINGTON –Presidenti Donald Trump autorizoi të enjten e 6 shkurtit 2025 sanksione ekonomike dhe udhëtimi ndaj punonjësve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale që hetojnë shtetasit amerikanë apo të vendeve aleate si Izraeli, duke përsëritur veprimet që ndërmori gjatë mandatit të parë në Shtëpinë e Bardhë.

Vendimi përkon me vizitën në Uashington të Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) së bashku me ish-ministrin e tij të mbrojtjes dhe një udhëheqës të grupit militant palestinez Hamas, në lidhje me luftën në Rripin e Gazës. Ende nuk dihen emrat e individëve të sanksionuar.

Në një reagim të saj Gjykata thotë se kërcënohet puna juridike e pavarur dhe e paanshme e Gjykatës

Gjykata u bëri thirrje të gjithë 125 vendeve anëtare të bashkohen pas drejtësisë dhe të drejtave themelore të njeriut.

Në vitin 2020, gjatë administratës së parë të Presidentit Trump, Uashingtoni vendosi sanksione ndaj prokurores së atëhershme Fatou Bensouda dhe një prej ndihmësve të saj kryesorë lidhur me hetimet ndaj trupave amerikane nën dyshimet për krime lufte në Afganistan.

Gjykata Ndërkombëtare Penale, ICC, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Sanksionet përfshijnë ngrirjen e çdo pasurie në Shtetet e Bashkuara të individëve të përcaktuar në listën e sanksioneve dhe ndalimin e tyre dhe familjeve të tyre që të futen në Shtetet e Bashkuara.

Gjykata e përhershme me 125 anëtarë mund të ndjekë penalisht individë për krime lufte, krime kundër njerëzimit, gjenocid dhe krimin e agresionit kundër territorit të vendeve anëtare ose nga shtetasit e tyre. Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia dhe Izraeli nuk janë anëtare të kësaj gjykate.

Presidenti Trump e nënshkroi urdhrin ekzekutiv pasi senatorët demokratë bllokuan javën e kaluar një përpjekje republikane për të miratuar një legjislacion që përcaktonte sanksione ndaj gjykatës.

Gjykata ka marrë masa për të mbrojtur punonjësit e saj nga sanksionet e mundshme amerikane, duke ua paguar rrogat tre muaj paradhënie, ndërsa pritet të përballet me kufizime financiare që mund të dëmtojnë funksionimin gjykatës për krimet e luftës, thanë muajin e kaluar burimet për agjencinë e lajmeve Reuters.

Vitin e kaluar në dhjetor, presidentja e gjykatës, gjyqtarja Tomoko Akane, paralajmëroi se sanksionet do të “dëmtonin me shpejtësi operacionet për të gjitha situatat dhe çështjet, si dhe do të rrezikonin vetë ekzistencën e saj”.

Rusia gjithashtu ka vënë në shënjestër gjykatën. Në vitin 2023, GJNP-ja lëshoi një urdhër arresti për presidentin Vladimir Putin, duke e akuzuar për krim lufte lidhur me dëbimin e paligjshëm të qindra fëmijëve nga Ukraina. Rusia i ka ndaluar hyrjen kryeprokurorit të GJNP-së, Karim Khan dhe e ka vendosur atë dhe dy gjyqtarë të tjerë në listën e personave të kërkuar./

Ora 11:12
Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë reagon pas sanksioneve të Trump: Kërcënohet puna jonë e pavarur dhe e paanshme

1738924171_vv.JPG

Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë ka dënuar ditën e sotme (07 shkurt 2025) sanksionet e vendosura me dekret nga presidenti amerikan, Donald Trump. 

'Me këtë kërcënohet puna juridike e pavarur dhe e paanshme e Gjykatës, u tha nga institucioni në Hagë.

Gjykata u bëri thirrje të gjithë 125 vendeve anëtare të bashkohen pas drejtësisë dhe të drejtave themelore të njeriut.

Presidenti amerikan, Donald Trump urdhëroi sanksionet kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) pasi e akuzon gjykatën për "sjellje keqdashëse”.

Gjykata "abuzoi me pushtetin e saj" duke lëshuar urdhër-arreste të pabazuara kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes, Joav Gallant, thuhej në dekretin e Trump.

Ndalim i hyrjes në SHBA

Sipas dekretit të Trump, drejtuesve, punonjësve dhe punonjësve të ICC-së si dhe anëtarëve të afërt të tyre të familjes u ndalohet hyrja në SHBA. 

Gjithashtu, të gjitha pasuritë që këta persona zotërojnë në SHBA do të ngrihen. Gjykata siguroi punonjësit e saj për mbështetjen e plotë.

"Gjykata qëndron me vendosmëri pranë punonjësve dhe u premton miliona viktimave të pafajshme të dhunës në mbarë botën drejtësi dhe shpresë në të gjitha proceset e saj'./DW

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 07/02/2025 07:46

    Nji bote frkacake ku i kane mbushur pantallonat nga frika e kety Idioti ne vend qe ti tregojne dhembet keta dridhen nga frika,Evropa nji kontinent me 800 miljon banore me ma shum intelektuale ,me industri te rende i frikesohen Trumpit Kriminel vrasesi i femijve ne Gaza e ne tere boten pra turp per EVROPEN.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kushtin e PD që diaspora të votojë me dokumente të huaja?