Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të ditur se shorti zyrtar për Kupën e Botës FIFA 2026 do të zhvillohet në Qendrën Kennedy për Artet Skenike në Ëashington, më 5 dhjetor 2025.
Së bashku me Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, Trump e quajti një "nder të jashtëzakonshëm" të organizojë këtë ngjarje dhe tha se po shpenzojnë "shumë para" për ta bërë Qendrën Kennedy "të bukur".
“Është ngjarja më e madhe ndoshta më e madhja në sport,” u shpreh Trump, duke theksuar rëndësinë globale të Kupës së Botës dhe rolin që SHBA do të luajë si vend mikpritës.
Gjatë prononcimit për mediat, Trump tha se kishte marrë së fundmi një fotografi nga dikush që “dëshiron shumë të jetë pjesë e Kupës së Botës”. Më pas, ai nxori nga sirtari një foto të tij dhe presidentit rus Vladimir Putin, duke shtuar:
“Ai mund të vijë, pavarësisht nga ajo që ndodh, por mund edhe të mos vij. Do të ndodhin shumë gjëra gjatë dy javëve të ardhshme'', tha ai.
Komente
