Donald Trump

Bota

Presidenti Trump urdhëron deklasifikimin dhe publikimin e dosjeve për eliminimin e ish-presidentit Kennedy dhe Martin Luther King

23 Janar, 22:02| Përditesimi: 23 Janar, 23:07

  • Share

UASHINGTON — Presidenti Trump njoftoi të enjten deklasifikimin dhe publikimin e dosjeve sekrete për vrasjet e Presidentit John F. Kennedy, vëllait të tij Robert F. Kennedy dhe liderit të të drejtave civile Martin Luther King Jr.

Trump, 78 vjeç, e shpalli këtë veprim nga Zyra Ovale, pas dekadash spekulimesh dhe teorish të konspiracionit për çdo një prej vrasjeve.

Presidenti Kennedy u vra në nëntor të vitit 1963 në Dallas, ku Lee Harvey Oswald, i dyshuari kryesor, u qëllua për vdekje dy ditë më vonë nga Jack Ruby, duke shkaktuar një debat të gjatë për mundësinë e një konspiracioni.

Robert F. Kennedy u qëllua për vdekje nga Sirhan Sirhan, një palestinez i krishterë, në qershor të vitit 1968, menjëherë pas fitores së tij në garën për kandidat të Partisë Demokratike në Kaliforni.

Martin Luther King Jr. u qëllua për vdekje në prill të vitit 1968 nga James Earl Ray.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?