Presidenti Trump vazhdon përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve

11 Dhjetor 2020, 11:13| Përditesimi: 11 Dhjetor 2020, 11:16

  • Share

Edhe pse kanë ngelur pak ditë nga votimi i Biden  nga Kolegji Elektoral si presidenti i ardhshëm i SHBA, Donald Trump vazhdoi me përpjekjen e tij pa gjasa për sukses për të përmbysur humbjen në zgjedhjet e 3 Nëntorit.

Ai është takuar në Shtëpinë e Bardhë me prokurorët e përgjithshëm të shteteve republikane të cilët mbështesin një padi të ngritur nga shteti i Teksasit në Gjykatën e Lartë, që po përpiqet të bëjë të pavlefshme miliona vota në shtetet ku ka fituar Biden.

 Edhe pse ekspertët ligjorë janë skeptik për rezultatin, por Trump sërish insiston në manipulimin e tyre.

 "Gjykata e Lartë ka një shans për të shpëtuar vendin tonë nga abuzimi më i madh i zgjedhjeve në historinë e Shteteve të Bashkuara".

Padia në Teksas, kërkon që të zhvlerësohen rezultatet në katër shtetet kryesore që i fitoi Biden – Xhorxhia, Pensilvania, Miçigani dhe Uiskonsin - me një total prej 62 votash elektorale. 

Padia e prokurorit Paxton bazohet në një sërë pretendimesh për parregullsi në votim dhe numërim votash që tashmë janë refuzuar kryesisht në çështje gjyqësore të veçanta në gjykatat e shtetit dhe ato federale.  

Nëse rezultatet aktuale qëndrojnë, zoti Biden do të zgjidhet me 306 vota elektorale përballë 232 votash të presidentit Trump. Të hënën anëtarë e kolegjit zgjedhorë të 50 shteteve votojnë në kryeqytetet përkatëse për presidentin e ri. 

Komento

Komente

  • PaEmer: 11/12/2020 20:56

    Mbreme kam harruar te postoj nje lajm:URGENT „News has reached me of some branches of the US military are moving to action stations as some Democrat states are threatening to leave the Union…“ peshentje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?