Bota

Presidenti turk Erdogan padit gazetën greke për fyerje ndaj tij

11 Nëntor 2021, 03:42| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 03:45

  • Share

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka ngritur një padi kundër gazetës së përditshme greke "Dimokratia" në një zyrë prokurorie në Ankara.

Padia synon në mënyrë specifike drejtorin e gazetës, dy kryeredaktorët dhe një gazetar, vuri në dukje Dimokratia në një njoftim.

“Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po ndjek penalisht gazetën 'Demokracia' [Dimokratia] dhe kwrkon të dënojë katër nga stafi i saj me burgim në Turqi, i cili mund të arrijë deri në pesë vjet. Kjo është hera e parë që një kryetar shteti i huaj kthehet kundër një gazete greke dhe për arsye politike, siç duket edhe nga teksti i padisë së dërguar nga prokuroria e Ankarasë”, shtoi Dimokratia.

Arsyeja e këtij veprimi ligjor “është titulli i faqes së parë të Dimokratia të 18 shtatorit 2020 'Siktir Git', i cili shprehte indinjatën e shumicës së grekëve për një sërë raportimesh fyese si nga vetë Erdogani ashtu edhe nga ministrat apo këshilltarët e tij, gjatë periudhë së anketimeve të paligjshme të detit të kryera nga anija Oruc Reis,” vuri në dukje Dimokratia.

“Më e rëndësishmja,” vazhdoi Dimokratia, teksti ligjor zyrtar i dorëzuar autoriteteve greke është plot provokime. Deti Egje cilësohet si 'deti i ishujve' dhe pala turke akuzon gazetarët e gazetës se kanë krijuar pengesa për aspiratat e Erdogan në Mesdheun Lindor dhe Egje”, nënvizon gazeta.

“Dimokratia refuzon të marrë pjesë në procedurat përkatëse ligjore bazuar në padinë e Erdoganit për ‘parodi’ dhe e konsideron si nder që udhëheqja turke e karakterizon gazetën tonë si një pengesë për planet e saj ekspansioniste dhe të rrezikshme”, përfundoi Dimokratia.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taqi: 11/11/2021 12:40

    O taqip erdogan po nuk kruhesh dot me grekun o i mjerr.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?