Volodymyr Zelensky

Bota

Deklarata e përbashkët për Ukrainën/ Zelensky: Falë udhëheqësve të BE-së, fundi i luftës duhet të jetë i drejtë

10 Gusht, 13:36| Përditesimi: 10 Gusht, 13:53

  • Share

1754222617_volodymyrzelensky.webp

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka përshëndetur deklaratën e përbashkët me evropianët para samitit të Donald Trump dhe Vladimir Putin, që do të mbahet më 15 gusht në Alaskë. 

"Fundi i luftës duhet të jetë i drejtë dhe jam mirënjohës për të gjithë ata që tani qëndrojnë me Ukrainën dhe popullin tonë për paqen në Ukrainë, e cila mbron interesat jetësore të sigurisë së popujve tanë evropianë.

Ukraina vlerëson dhe mbështet plotësisht deklaratën e Presidentit Macron (Francë), Kryeministres Meloni (Itali), Kancelarit Merz (Gjermani), Kryeministrit Tusk (Poloni), Kryeministrit Starmer (Mbretëria e Bashkuar), Presidentes Ursula von der Leyen (Komisioni i BE-së) dhe Presidentit Stubb (Finlandë) për paqen për Ukrainën.", thuhet në reagimin e Zelenskyt.


 


Lajmi kryesor:

Samiti Trump-Putin/ Evropa deklaratë të përbashkët: Së pari nevojitet një armëpushim, rruga drejt paqes s'vendoset pa Ukrainën! Moska: Fletëpalosje naziste


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zjarrvënia e qëllimshme njësoj si vrasja, si ju duket propozimi i Ramës?