Presidenti Begaj 'Qytetar Nderi'

Begajt i jepet titulli 'Qytetar Nderi' nga arbëreshët e Kalabrisë: Përgjegjësi dhe angazhim për të vijuar nismën

3 Maj, 15:38| Përditesimi: 3 Maj, 16:29

  • Share

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nga dita e sotme është “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë. Këtë titull, të parit të shtetit, ia dhuroi Pallagorio, komunë në Provincën e Krotones.  

Këshilli i kësaj komune i drejtuar nga kryebashkiaku Umberto Lorecchio, vendosi me unanimet të plotë të nderojë Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, me titullin “Qytetar Nderi”, i Pallagorios.

Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen  e tij më të thellë duke theksuar se, e çmon jashtëzakonisht respektin dhe vlerësimin e tyre.

"Ju siguroj – u shpreh Presidenti Begaj-që do të vijoj angazhimin tim e të institucionit që drejtoj, për të zhvilluar më tej marrëdhëniet midis arbëreshëve dhe shqiptarëve”. 

Kryetari i Shtetit e cilesoi nderimnin e sotëm nga arbëreshët e Pallagorios, “si një nga momentet  në jetë që të shenjon shumë fort,  të lë mbresa të pashlyeshme, por edhe është një përgjegjësi dhe angazhim për të vijuar nismat për Arbërinë.”

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?