Kriza e çmimeve/ Rama nga Sllovenia: Shpresoj që BE të mos bëjë gabimin e turpshëm si në pandemi! Europa të mos dorëzohet së përkrahuri Ukrainën

29 Gusht 2022, 19:24| Përditesimi: 29 Gusht 2022, 22:07

  • Share

Nga forumi strategjik i Bled në Slloveni, kryeministri Edi Rama kërkoi nga Bashkimi Europian që mos të braktisë vendet e Ballkanit Perëndimore, pas krizës së rritjes së çmimeve, pasi Rusia pushtoi Ukrainën. Duke ju rikthyer periudhës së pandemisë së COVID-19, kryeministri Edi Rama, i rikujtoi BE-së se ato nuk ofruan ndihmë për vendet e Ballkanit Perëndimor për vaksinat kundër virusit, por i ndanë mes vetes, ndërsa ishin vende si Turqia, Kina dhe Rusia të cilat dhanë vaksina për këto shtete.

Sipas kryeministrit Edi Rama, nëse vendit tonë si dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor i kërkohet që të ndërmarrin sanksione ndaj Rusisë, nuk mundet më pas që këtyre vendeve t’u thuhet se BE nuk ju ndihmon dot. Rama tha se e sheh Ballkanin si tërësisht të drejtë dhe besnik krah Ukrainës, ndërsa uroi që BE të mos dorëzohet në përkrahjen e tyre për Ukrainën që është në luftë të paprovokuar me Rusinë.

Kryeministri Edi Rama thotë se është optimist për rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, madje tragjikisht optimist, pasi në Ballkan situata është “tragjike, por duhet të vallëzojmë”. Numri një i qeverisë tha se Shqipëria do të jetë e durueshme në këtë proces, ndërsa theksoi se lufta në Ukrainë nuk e ka përshpejtuar procesin e hapjes se negociatave, e se kjo erdhi pas tërheqjes së Bullgarisë.

Nga ana tjetër, presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, në fjalën e saj në edicionin e 17-të të Forumit Strategjik të Bledit 2022, tha se vendet Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së.

Forumi zhvillohet çdo vit në fund të verës, si një platformë gjithëpërfshirëse me një pjesëmarrje të larmishme personalitetesh nga fusha e politikës, diplomacisë, ekonomisë, sektorit privat e publik dhe akademikë, të cilët mblidhen së bashku për të diskutuar sfidat kryesore në shekullin e XXI-të.

Qëllimi i Forumit është të inkurajojë aktorët pjesëmarrës për të diskutuar dhe shkëmbyer mendime dhe për të gjetur zgjidhje novatore për sfidat rajonale dhe globale.

Ora 20:10
‘Shqipëria me buxhet më të vogël se Cristiano Ronaldos’, batuta e Ramës në Slloveni për krizën energjetike! I ‘kthehet’ moderatori

Kryeministri Edi Rama tha nga Sllovenia se Shqipëria ka buxhetin më të vogël se i Cristiano Ronaldos, por megjithatë nuk ka rritur asnjë cent çmimin e energjisë, pavarësisht krizës energjetike.

Rama: Kemi marrë një vendim, një vendim kurajoz mendoj, dhe koha do ta tregojë nëse është kurajoz apo jo i mençur për të mos prekur çmimet e energjisë për familjarët dhe bizneset e vogla. Ne po e mbulojmë plotësisht këtë diferencë që është mjaft e dhimbshme për buxhetin shqiptar që është më pak se buxheti i Cristiano Ronaldos, por sërisht, ne ja kemi dalë të vazhdojmë kështu. Nga ana tjetër, duke mos e rritur çmimin e energjisë as edhe një cent kemi inflacionin më të ulët, deri tani, në rajon.  Duket mirë kur e shikon teknikisht, por sigurisht nuk është mirë kur e sheh në mënyrën shqiptare sepse duhet të jetë gjithnjë më mirë dhe nuk ka asnjë dyshim për këtë. Problemi që unë shoh është sepse ju përmendët pasi unë fola, Scholtzin, por unë nuk po flisja për Scholtz kur fola për Gjermaninë. Scholtz është udhëheqësi dhe sa i përket udhëheqjes në Bashkimin Europian, deri më tani, reagimi ka qenë shumë i qartë, shumë i fortë, shumë i ashpër nga gjithçka tjetër. 

Moderatori: Ndërkohë që vijojmë me Moldavinë, analogjia me buxhetin e Cristiano Ronaldo-s, i cili tani rri më shumë në stol, e bën edhe më të padrejtë. 

Kryeministri Edi Rama: Le të mos flasim për drejtësi sepse do të ishte shumë e vështirë që të dilnim nga ky diskutim i drejtë e i padrejtë. Nuk kam asgjë kundër Cristiano Ronaldos, që të sigurohem që të mos ta merrni si sjellja e një juventini të tradhëtuar. Thjesht po them që buxhetet tona janë shumë modeste krahasur me të mëdhenjtë dhe duke mos qenë edhe në Bashkimin Europian...

Ora 20:00
Rama: Reagojmë fort ndaj Rusisë pasi nuk kemi nevojë për gazin rus

 

Nga forumi strategjik i BLEDI-it, në Slloveni kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria reagon ashpër ndaj Moskës sepse nuk ka nevojë për gazin rus.

‘Sepse jemi njerëz të mirë dhe sepse në kodin tonë, Kushtetutën e parë të shqiptarëve, fjala e dhënë është e barazvlefshme me nderin. Në qoftë se nuk mban fjalën nuk ke më nder kështu që ne ia dhanë këtë fjalë Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara. Ata na kanë dhënë shumë fjalë dhe ndonjëherë i mbajnë dhe ndonjëherë nuk i mbajnë, por kanë një ndjesi tjetër të nderit krahasuar me ne. Ne jemi shumë primitivë me këtë.  Lidhur me pyetjen, dua të them se, pikë së pari, Shqipëria është shumë unike edhe këtu. Ne nuk kemi gaz, nuk kemi nevojë për gazin rus. Kjo është arsyeja pse mund të reagojmë shumë fort ndaj Rusisë sepse nuk kemi nevojë për gazin. Historia jonë ka qenë e tillë që ne nuk kemi asnjëlloj ndjesie kundrejt Rusisë më sepse në perandorinë sovjetike, monumenti i Stalinit u rrëzua apo u hoq me hijeshi në vitet ’60 ndërkohë që ne e mbajtëm Stalinin ehde pas rënies së Murit të Berlinit.  Ne jemi 100% me energji të ripërtëritshme, meqë ra fjala. Prodhimi ynë i energjisë është 100% mbi  bazë ujore dhe është shumë mirë kur Zoti është në humor të keq dhe qan dhe është e tmerrshme kur Zoti qesh tërë kohës dhe nuk ka lot sepse stinët e thata nënkuptojnë import dhe importi nënkupton që ndikohemi nga çmimet.’, tha Rama.

Ora 19:55
Forumi Strategjik i Bledit, Rama: Jam tragjikisht optimist për rrugën e Shqipërisë në BE

 

Kryeministri Edi Rama thotë se është optimist për rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, madje tragjikisht optimist, pasi në Ballkan situata është “tragjike por duhet të vallëzojmë”.

Ky ishte qëndrimi i kryeministrit në Forumin Strategjik të Bledit ku po merr pjesë, ku ai tha se Shqipëria do të jetë e durueshme në këtë proces, ndërsa theksoi se lufta në Ukrainë nuk e ka përshpejtuar procesin e hapjes se negociatave, e se kjo erdhi pas tërheqjes së Bullgarisë.

“Nëse do të reflektonim. Është tragjike por na duhet të vallëzojmë, jemi tragjikisht optimistë. Kështu është situata në Ballkan. Pas shumë herëve kur jeta jonë ka shkuar për dreq, ne nuk kemi hequr dorë. Lufta nuk e ka përshpejtuar po-në për Shqipërinë. Ishte Bullgaria që e mori peng Maqedoninë e Veriut dhe ne. Kështu, më mirë të buzëqeshësh e të ecësh përpara. Bullgaria, vend i NATO-s që merr peng dy vende anëtare të NATOS. Ishte Bullgaria dhe jo Rusia që i zhbllokoi negociatat. Ne nuk kemi zgjidhje tjetër, duhet të jemi të duruar dhe të ecim përpara pasi Bashkimi Evropian është e vetmja strehë e sigurt për të qëndruar si vende si ne. Po meqenëse janë përkëdhelur, ata kanë problemet e tyre me këtë nocion. Ne do të shkojmë atje edhe nëse nuk do të jetë asnjë”, u shpreh Rama.

I pyetur se me çfarë pikture do e krahasonte Europën, meqenëse është piktor, Rama tha si “Gropa e Luçio Fontanos, për të parë nëse aty brenda ka dritë, apo jemi në një gropë të thellë.”

Ora 19:43
Kriza prej luftës në Ukrainë, Rama: Shpresoj që BE të mos bëjë gabimin e turpshëm si në pandemi

Në fjalën e tij në forumin strategjik të BLEDI-t, kryeministri Edi Rama u ndal tek kriza e çmimeve pas shpërthimit të luftës në Ukrainë. Kreu i qeverisë tha se shpreson që BE mos të bëjë gabimin e turpshëm siç bëri në pandemi, duke mos dhuruar vaksina, por të përkrahë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

‘Shpresoj që Bashkimi Europian nuk do bëjë gabimin e turpshëm gjatë pandemisës ata menduan vetëm se si të shpërndajnë vaksina mes vetes dhe ne na harruan krejt. Ne jemi në zemër të Europës. Ne nuk jemi BE por jemi E, edhe pse nuk jemi B.

Kështu që, jemi të rrethuar nga kufijtë e BE-së. BE-ja, me aq sa di unë dhe nuk është se jam shumë i ditur përgjithësisht sepse jam artist dhe artistët nuk duhet të jenë shumë të ditur në të kundërt nuk kanë frymëzim më sepse frymëzimi ushqehet nga padija, ma ha mendja.

Kështu që, mendoj se Bashkimi Europian është realiteti i parë gjeografik në historinë e hartave me një kufi të jashtëm dhe një kufi të brendshëm dhe pa gjejeni? Brenda kufirit të brendshëm është E-ja, Europa, jo B, jo BE-ja, jemi ne. Jemi problem, të gjithë e dinë që jemi kështu, por në të njejtën kohë, kur kemi probleme mbetemi më vete. Shpresoj që kjo të ndryshojë. 

E ndoqa me shumë vëmendje të madhe, si gjithmonë, atë që tha presidenti. Ai ka gjithmonë aftësinë të cekë në pikat e duhura dhe nuk besoj se ajo që po ndodh do ta bëjë Europën të përshpejtojë zgjerimin. Kjo nuk do ndodhë, mendoj, edhe pse e mirëpres për arsye gjeopolitike, por shpresoj dhe dëshiroj që Bashkimi Europian të jetë shumë më i hapur, të krijojë një hapësirë shumë më gjithëpërfshirëse kur vjen fjala për t’u përballur me drama sepse nuk mund të thonë “Harmonizohuni me politikën tonë të jashtme, pra jini me ne kundër Rusisë , por nuk jeni ndihmë për t’u përballur me pasojat” ashtu sicc e kanë anëtarët e Bashkimit Europian. Ata nuk mund ta bëjnë më këtë gjë, shpresoj për hir të tyre, për nderin e tyre. Ajo ccfarë bënë gjatë pandemisë, ne ishim aty duke i parë, vaksinat shpërndaheshin kudo dhe ne kemi të afërm gjithkund sicc e dini, jemi vende të vogla, por jemi gjithkund, pra i marrim informacionet nga kudo dhe nuk thatë as “Merrni disa vaksina për infermirët tanë’. cCfarë ndodhi?

Gjeopolitika, vrapuan drejt aktorëve të tretë. Në ccdo fjalim, e di që po bëhet shqetësuese, por do ta përmbyll. Në ccdo fjalim thoni “le të ndihmojmë që Ballkani të jetë me ne dhe të mos ketë ndërhyrje apo depërtim nga aktorë të tretë”. Për vaksinat, serbët vrapuan drejt Kinës dhe Rusisë, ne vrapuam drejt Turqisë dhe pa presidentin Erdogan, do kishim pasur edhe më shumë jetë të humbura. Ky është realiteti. Shpresoj që Europa ka nxjerrë mësimet e veta dhe shpresoj që opinionet publike ta lejojnë Europën të vazhdojë deri në fund.’- tha Rama.

Ora 19:29
Edi Rama nga Sllovenia: Uroj që Europa të mos dorëzohet në përkrahjen kundrejt Ukrainës

 

Vendet e pasura të Europës nuk janë mësuar me luftë e as me vështirësi ekonomike, ndaj uroj të mos dorëzohen në përkrahjen e tyre për Ukrainën që është në luftë të paprovokuar me Rusinë. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama sot në edicionin e 17-të të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Shqipëria do e mbështesë Ukrainën deri në fund, ashtu siç ka bërë deri tani me mundësitë ka.

“Na duhet të flasim për të tjerët sepse nuk mendoj se rreziku i lodhjes është i pranishëm në Shqipëri apo Slloveni. Islanda kurrë nuk ka parë luftë se askush nuk do të shkoj. Uroj që vendet e pasura nuk do të dorëzohen në përkrahjen e Ukrainës. Në pjesën më të madhe në Europë nuk kanë parë luftë. Se opinionet publike janë në gjendje të sakrifikojnë për një periudhë të gjatë, me situatën ekonomike që po vështirësohet. Ne jemi gati me zemër ta mbështesim Ukrainën deri në fund. Gjithçka mund të bënim e kemi bërë, por dyshoj se Shqipëria mund ta ndihmojë Ukrainën ta fitojë luftën”, u shpreh Rama.

Ora 19:15
Presidentja e KE, Von der Leyen: Kemi një interes të qartë strategjik Ballkani Perëndimor të anëtarësohet sa më shpejt në BE

1661793670_Screenshot2.jpg

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, në fjalën e saj në edicionin e 17-të të Forumit Strategjik të Bledit 2022, tha se vendet Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së.

‘Ne kemi një interes të qartë strategjik që vendet e Ballkanin Perëndimor të vazhdojnë dhe të anëtarësohen në BE. Prosperiteti i Ballkanit Perëndimor është prosperiteti i BE-së. Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor, është stabiliteti i Bashkimit Europian. Kemi nisur planin tonë me një financim prej 9 miliardë eurosh, me qëllimin për të mobilizuar rreth 20 miliardë euro investime në Ballkanin Perëndimor. Kjo është arsyeja se pse çelja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është një gur kilometrik. Ishte një sukses për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të forcojmë demokracitë në Europë.  Ka të bëjë më vlerat tona të përbashkëta.’- tha Von Der Leyen.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Timi: 30/08/2022 08:18

    Shqiperia zhytur ne m"t kete e therresin te jape mend. ????‍♂️

    Përgjigju
  • Madje: 29/08/2022 23:33

    Te ben pershtypje qe nder te gjithe folesit, vetem ky yni qe i pjekur ne lekure. Aq shume ka menu per qeverisje sa tere diten ka vrare mendjen neper brigjet "strategjike" te Palases....

    Përgjigju
  • Shshshshshtttt: 29/08/2022 21:16

    Po flet lideri boteror!! Ky mbasi dhjeu shtepine e tij,do rregulloj boten!

    Përgjigju
  • Ta Rras Lala: 29/08/2022 21:11

    O komentusa kok thar po Edi Rama flet ekzakt e jashtëë zakonisht pastër. Po Edi nga që është burr i zoti dhe i zgjuar i ka ndryshuar fytyrën Shqipëris. Apo ju e keni haruar kohën e MERHUMIT Sale Bajgës që skishte shtet, skishte polici, skishte spitale, skishte shkolla, skishte shtet apo i harut ju kto gjëra o komentusa kok that. Kë doni ju të vi të drejtoi pra zen sy peshkaqeni me argita hunderren ? ? ? Po çfar tju thuash ju mor toke xanme ju jeni mësuar me anarshi e me pislliqe ashtu e doni ju shtetin. Po harojeni se Salhe Bajga skthehet më se Shqiptarët sjan si ju o komentusa po jan popull i zgjuar o kok ruar.

    Përgjigju
    • AltinTop: 29/08/2022 21:31

      Nuk po kerko njeri te kthehet Sala, por qe Rama e ka dhjere e di dhe ti qe shto kile cdo dite nga sufllaqja e tepert.

  • katunari: 29/08/2022 21:10

    ca gabimi beri more injorant? Austria dhe gjermania ishin drejt vksinimit te detyrushem ashtu do kishit vazhdu te gjithe se 1 sistem eshte. U perhap lufta se ne lufte kan qene qyr ne 2014 dhe ndaloi marrezin tuaj si lider. Injorant

    Përgjigju
  • Turi: 29/08/2022 21:00

    Ske nevojë për gazin Rus ky se ja fut popullit të tij kokrra e kurvës

    Përgjigju
  • AltinTop: 29/08/2022 20:39

    Ky sa her del dhe flet mbesin te gjithe sy e goje hapur... Krye Gallata e shtetit shqiptar je bere o zoti KM.

    Përgjigju
  • Artur: 29/08/2022 20:26

    Interesante fakti qe fakti qe nuk kemi rrjet shperndarje gazi ne shqiperi merret si fitore e madhe! E cuditeshme qe kjo idiotesi te shitet si arritje. E din zoteria me detyre Km qe prodhimi i energjise me gaz eshte me i lire?

    Përgjigju
    • Pjeter: 29/08/2022 20:51

      Ishte,te pakten deri vjet,e nuk i dihet a mund te kthehet atje ku ishte,jemi ne nje faze evolucioni ne shkalle boterore!!!! Nje Shqiperi qe nuk leshon asnje gram ndotje per energjine e saj,natyrisht,nuk e shpeton planetin,por edhe te mos e thuash e te mos ja u kujtosh nje fakt te tille, te pakten ndotesve te eurpoes,nuk eshte gje e mire. Nje rrjet gazifikimi ne Shqiperi,eshte i mundur por do shume kohe dhe shume para. Nuk rezulton ti ken lene ndonje trashegimi kaq te majme pasardhesit e Rames prrkundrazi!!!.Ne mund te duam shume gjera,por gjithnje varet sa je ne gjendje vete e sa mund te te japin te tjeret,per kete te pakten duhet te jemi te ndergjegjeshem.

  • A. N.: 29/08/2022 20:00

    Pretendoje vaksinat por fare kontributi ke dhene ti si shtet per Europen qe kerkon te jesh ne te njejtin nivel me Gjermanine apo Francen?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?