residenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, gjatë pritjes së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Berlin më 14 shtator 2021

Presidentja e Kosovës Osmani zhvillon bisedë telefonike me homologun gjerman, pajtohen për “momentumin e veçantë” të krijuar nga propozimi i BE-së

21 Shkurt 2023, 17:30| Përditesimi: 21 Shkurt 2023, 17:39

  • Share

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe homologu i saj gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier kanë zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike dhe  kanë diskutuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ata janë dakortësuar në pikën që propozimi evropian ka krijuar një “momentum” të veçantë mes dy vendeve.

“Presidentja Osmani potencoi se Kosova mbetet e përkushtuar dhe konstruktive për një proces [të dialogut] që kontribuon për paqe dhe stabilitet të qëndrueshme në rajon”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Kosovës dhe Serbisë vitin e kaluar u është dorëzuar një propozim i BE-së për normalizimin e raporteve, që njihej edhe si propozimi franko-gjerman. Ky propozim ka mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara.

Për këtë propozim pritet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të diskutojnë më 27 shkurt, në rundin e ri të bisedimeve në nivelin e lartë politik. Dialogu për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011 nën ndërmjetësimin e BE-së. Por, palët kanë qëndrime të ndryshme sa i përket përfundimit të procesit. Kosova synon  që në marrëveshjen finale Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që Vuçiç ka mbajtur të njëjtat deklarata se një gjë e tillë nuk duhet të kërkohet nga shteti serb pasi është “vijë e kuqe” dhe e kalon limitin e një diskutimi politik. Sipas tij, marrëveshja duhet të ketë disa kompromise, të cilat ende nuk janë bërë të ditura nga ana e presidentit serb Vuçiç.

Plani franko-gjerman tashmë është bërë propozim i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ky dokument ka marrë mbështetjen edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Plani iu prezantua Beogradit dhe Prishtinës, në shtator dhe dhjetor të vitit 2022. Në atë dokument nuk përmendet në mënyrë eksplicite njohja reciproke apo anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara. Por, në dokument përmendet mbështetja që palët duhet t’i japin njëra-tjetrës në procesin e integrimeve evropiane. Gjithashtu, Serbisë i kërkohet që të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?