Në foto: Presidentja Vjosa Osmani

Kosova & Rajoni

Presidentja Osmani dënon thirrjet antishqiptare në ndeshjen Maqedoni e Veriut-Rumani: Shqetësues fakti që zyrtarët e Shkupit nuk reaguan

4 Gusht, 12:39| Përditesimi: 4 Gusht, 14:10

  • Share

1753196283_vjosaosmani.JPG

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dënuar thirrjet antishqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes Maqedoni e Veriut-Rumani në Kumanovë.

Në reagimin e saj, Presidentja Osmani thotë se këto thirrje janë të papranueshme dhe cënojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë, që duhet të jenë themel i çdo shoqërie demokratike me aspirata evropiane.

Ajo theksoi se shqiptarët janë popull autokton në trojet e tyre si dhe meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe barazi, ashtu si çdo komunitet tjetër.

“Edhe më shqetësues mbetet fakti që zyrtarët më të lartë shtetërorë në Shkup nuk kanë reaguar ndaj kësaj gjuhe urrejtëse e përjashtuese, duke lënë hapësirë për retorika që minojnë tolerancën ndëretnike dhe harmoninë që vendi synon të ndërtojë në rrugën e tij drejt familjes evropiane”, deklaroi Osmani.

Osmani tha se sporti duhet të jetë mjet bashkimi, “jo platformë për ideologji të errëta që ngjallin kujtime të dhimbshme dhe kërcënojnë paqen”.

“U bëjmë thirrje institucioneve të Maqedonisë së Veriut që të ndërmarrin masa të menjëhershme kundër organizatorëve të këtyre thirrjeve, përgjegjësve dhe atyre që nxisin e përhapin urrejtje, duke dënuar çdo formë të gjuhës së urrejtjes , mbrojtur parimet e bashkëjetesës dhe tolerancës, si vlera bazë të një shteti që synon integrimin në BE”, tha Presidentja Osmani, teksa theksoi se “Republika e Kosovës do të mbrojë me vendosmëri dinjitetin e shqiptarëve, kudo që ata jetojnë”.

Thirrje raciste ndaj shqiptarëve u dëgjuan në fundjavë gjatë një ndeshjeje të basketbollit që u zhvillua në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. /kosovapress


Lajmi kryesor:

Thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë, Mickoski: Po hetojmë! Osmani: Cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë


V.GJ /Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?