Rob Bauer dhe Vjosa Osmani

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

24 Nëntor, 11:35| Përditesimi: 24 Nëntor, 12:00

  • Share

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka takuar kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer.

Osmani gjatë këtij takimi theksoi rëndësinë e pranisë së NATO-s në Kosovë, duke vlerësuar kontributin e KFOR-it për paqen dhe sigurinë e vendit.

“Prania e NATO-s nëpërmjet KFOR-it ka qenë gjithmonë dhe vazhdon të jetë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë e Kosovës, ashtu siç do të jetë edhe anëtarësimi i Kosovës në këtë Aleancë historike”,tha ajo.

Shefja e shtetit shprehu gjithashtu mirënjohjen e thellë për rolin e Aleancës Veriatlantike, në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe shtoi se angazhimi i Aleancës është kyç për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Vjosa Osmani, ritheksoi përkushtimin e Kosovës për të kontribuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, si dhe angazhimin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me organizatën më të madhe ushtarake në botë.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?