Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Kosova & Rajoni

Presidentja Osmani për viktimat e zhdukur me dhunë: Serbia po përsëritë vazhdimisht krimin

30 Gusht 2024, 11:56| Përditesimi: 30 Gusht 2024, 12:02

  • Share

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Ditën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Viktimave të Zhdukur me Dhunë, ka shkruar mbi 1600 të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, shumë prej tyre fëmijë, ende mbesin plaga më e thellë e Kosovës.

Osmani ka shkruar në Facebook se synim i regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja dhe shkatërrimi i identitetit dhe të ardhmes sonë.

“Duke e mohuar të vërtetën, Serbia po e përsëritë vazhdimisht krimin. Duke mbajtur arkivat e mbyllura, pavarësisht dakordimit të Brukselit që e kërkon të kundërtën, Serbia po shkel edhe marrëveshjet e arritura. E vërteta nuk mund të fshihet prapa propagandës se kinse Serbia qenka pro paqes dhe pro integrimit në BE. E vërteta është një dhe e vetme: në vitin 2024, Serbia ende fle mbi varreza masive të civilëve të pafajshëm”, ka shkruar ajo./Kosovapress

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?