Louis Bono dhe Vjosa Osmani

Kosova & Rajoni
Bota

Presidentja Osmani pritet në Departamentin Amerikan të Shtetit: Kosova, në përputhje me objektivat e Administratës së presidentit Trump

5 Shkurt, 20:00| Përditesimi: 5 Shkurt, 20:08

  • Share

1738782128_shba.jpg

Louis Bono dhe Vjosa Osmani

Gjatë vizitës së saj në SHBA, me rastin e pjesëmarrjes në Forumin e Sigurisë me temë ”Agresioni Rus në Ukrainë dhe ndikimi i Kinës dhe Rusisë në rajonin e Ballkanit”, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u takua në Departamentin e Shtetit me Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Louis Bono.

Përmes rrjeteve sociale, Osmani thotë se diskutoi me Bonon për forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përputhje me objektivat e Administratës së Presidentit Trump.

“Në Washington D.C., në Departamentin e Shtetit, takova Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Louis Bono, me të cilin diskutuam për forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përputhje me objektivat e Administratës së Presidentit Trump, si dhe për avancimin e bashkëpunimit në fusha kyçe si mbrojtja,  ekonomia, paqja e stabiliteti rajonal dhe integrimi euroatlantik i vendit tonë.

Sa më i fortë bashkëpunimi me SHBA-të, aq më e fortë dhe e sigurt do të jetë Kosova”,- shkruan Osmani.


Lajmi kryesor:

Vendet e Ballkanit thirrje Uashingtonit për mbështetje përballë rrezikut të Rusisë, Kinës dhe Iranit! Analisti Joseph: Kurti s'ka marrëdhënie të besueshme me SHBA


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?