Vjosa Osmani

Kosova & Rajoni

Presidentja Vjosa Osmani u kërcënua me jetë, Presidenca e Kosovës: Asnjë reagim nga Prokuroria Speciale

24 Maj, 07:28| Përditesimi: 24 Maj, 07:38

  • Share

Presidentja Vjosa Osmani u kërcënua me jetë përmes një mesazhi në adresën elektronike zyrtare të Presidencës, rreth një javë më parë, por deri tani Prokuroria Speciale nuk është marrë me këtë çështje, sipas Institucionit të Presidencës në Prishtinë.

Prokuroria Speciale ende nuk e ka ngarkuar asnjë prokuror të merret me kërcënimet ndaj presidentes Osmani.

Këshilltari për media i presidencës Osmani, Bekim Kupina, thotë se është shqetësuese të mos ketë një reagim nga organet përgjegjëse.

“Deri tash ka pasur dhjetëra kërcënime në vazhdimësi, por asnjë i arrestuar nga organet përgjegjëse, edhe pse shumë prej tyre kërcënimet i kanë bërë pa e fshehur identitetin”, ka thënë Kupina.

Po ashtu thuhet se bëhet fjalë për kërcënime ndaj kreut të shtetit, “të cilat janë edhe kërcënime ndaj rendit kushtetues, duke e ditur që për momentin Presidenca është institucioni i vetëm me kompetenca të plota”.

Lajmi për kërcënimin ndaj Vjosa Osmait u konfirmua nga Presidenca e Kosovës më 19 maj. Osmanit iu dërgua një e-maili në adresën zyrtare të Presidencës dhe përmbante gjuhë fyese e kërcënuese, duke përfshirë etiketime si “kriminele”, “ordinere” dhe “antikushtetuese”, si dhe kërcënime serioze për jetën e Presidentes.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?