Presion nga BE-ja/ Serbia ‘ngrin’ të gjitha manovrat dhe aktivitetet ushtarake

9 Shtator 2020, 17:39| Përditesimi: 9 Shtator 2020, 17:40

  • Share

Qeveria e Serbisë mori sot vendim për ngrirjen e të gjitha stërvitjeve dhe aktiviteteve ushtarake me të gjithë partnerët

Një ditë më herët, Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë, përmes rrjetit social Telegram, publikoi informacionin se stërvitja ushtarake “Vëllazëria sllave 2020”, në të cilën marrin pjesë forcat e armatosura të Rusisë, Bjellorusisë dhe Serbisë, do të mbahet në shtator në Bjellorusi.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin, tha pas mbledhjes së qeverisë se Serbia ndodhet nën presion “të tmerrshëm dhe të pamerituar” nga Bashkimi Europian.

“Presionet që nuk kanë kuptim dhe nuk bazohen në vendimet ose veprimet tona, apo edhe në realitet, janë rezultat i histerisë që përcakton vendimet politike dhe drejtimet e vendeve të mëdha dhe të fuqishme”.

“Na kërkohet që t’i lëmë stërvitjet e planifikuara ushtarake me Bjellorusinë, me koston e largimit nga e ardhmja jonë evropiane dhe me koston e një presioni edhe më të madh mbi politikën tonë, por edhe mbi njerëzit tanë në ‘Kosovë dhe Metohi’ dhe në Republikën Sërpska”, tha Vulin.

Ai theksoi se me vendimin e Asamblesë Kombëtare të Republikës së Serbisë, Serbia është “vend neutral ushtarak”.

“Për të ruajtur pozicionin e neutralitetit ushtarak, për të shmangur ose, së paku, për të zvogëluar pasojat e sulmeve të intensifikuara ndaj vendit tonë, politikës dhe ekonomisë sonë, Qeveria e Republikës së Serbisë ka vendosur që t’i ndalojë të gjitha stërvitjet dhe aktivitetet ushtarake me të gjithë partnerët në gjashtë muajt e ardhshëm, pa dallim”, tha Vulin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?