Politikë

'Presionet' partiake ditën e votimit! Në çdo QV 2 'oficerë' nga PD e PS, ruajnë sigurinë në 150 m perimetër rreth qendrës

9 Maj, 12:19| Përditesimi: 9 Maj, 13:03

  • Share

Pranë qendrave të votimit janë marrë masa sigurie shtesë për të shmangur presionin e agjentëve të partive mbi votuesit.

Brenda në qendrën e votimit, kur dikush të vijë të votojë, komisioneri nuk do të lexojë me zë të lartë emrin e votuesit në fjalë. Kështu, vëzhguesi i partisë A apo B, që është brenda qendrës, nuk do të ketë mundësi të kuptojë kush votoi e as të angazhojë strukturat për të sjellë për të votuar ata që mungojnë.

Nga ana tjetër, do të ruhet edhe perimetri i jashtëm i qendrës së votimit.

Për çdo QV, një komisioner i PS dhe një i PD, do të kenë rolin e koordinatorit të sigurisë. Ata do të kontrollojnë perimetrin e jashtëm në 150 metra nga qendra e votimit, për të parë nëse dikush po ju bën presion votuesve.

Duke qenë se janë dy koordinatorë të partive të ndryshme, tendenca është të monitorohen veprimtaritë e kundërshtarëve politikë.

Në çdo rast kur oficeri i sigurisë sheh sjellje të dyshimta afër qendrës së votimit, do të njoftojë policinë për ndërhyrje.

G.M./SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?