Tregu botëror i naftës së papërpunuar është vënë në lëvizje kaotike. Rreziku i rritjes edhe më tej të çmimit të naftës edhe më keq. Po shtohet rreziku i përshkallëzimit ushtarak. Ndërsa kancelaritë evropiane po analizojnë jo vetëm pasojat politike të sulmit ndaj rafinerisë Aramco në Arabinë Saudite. Presionet e SHBA po rriten për të bindur aleatët në Europë të akuzojnë pa rezerva Iranin, të cilën Washingtoni e konsideron përgjegjëse për incidentin.
Maas: "Të arsyetosh me mendje dhe pa paragjykime"
"Rebelët Houti kanë deklaruar se janë ata përgjegjësit e sulmit me drone. Ne po arsyetojmë, së bashku me partnerët tanë, se kush mund të jetë përgjegjës dhe për rrethanat në të cilat ndodhi sulmi mbi depozitat e naftës në Arabinë Saudite. Po veprojmë pa paragjykime” - Tha Ministri i Jashtëm gjerman, Maas.
Megjithëse Teherani po kundërshton me ngulm akuzat, administrata Trump nuk duket se është e gatshme të lejojë t’i ik nga duart rasti për të ndarë llogaritë me Iranin.
Rick Perry, Ministri i Energjisë: Unë ritheksoj që Shtetet e Bashkuara dënojnë me forcë sulmin iranian ndaj mbretërisë Saudite, dhe u bëjmë thirrje vendeve të tjera që të bëjnë të njëjtën gjë. Kjo sjellje është e papranueshme".
Rritja e tensionit ka të ngjarë të çojë shpejt në skenarë edhe më të rrezikshëm, para së gjithash atë të një ndërhyrjeje ushtarake amerikane në Gjirin Persik.