Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë i duhet edhe një anëtar për të marrë vendime. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka dërguar sot Kuvendit kandidaturën e Altin Binajt, për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese, krijuar nga shkarkimi i ish-anëtarit Fatos Lulos. Kuvendit i është dashur ta shpallë tre herë këtë vend vakant, konkretisht në datat 28 gusht 2018, 21 gusht 2019 dhe 29 shtator 2020. Dy proceset e para për plotësimin e vakancës dështuan pasi nuk kishte kandidatë. Sipas ligjit për Gjykatën Kushtetues, për një vend vakant duhen tre kandidatë, kusht që nuk është respektuar në rastin konkret për shkak të rrethanave, emergjencës dhe mungesës së kandidatëve që plotësojnë kushtet.
Me vendimin sotëm të KED, Kuvendi ka 30 ditë kohë për të votuar Binajn, në të kundër kandidati konsiderohet i miratuar. Por, Kuvendi pritet të veprojë me shpejtësi, duke mos e konsumuar këtë afat. Ndërkaq, pas vendimit të KED, ka ardhur dhe reagimi i Yuri Kim, e cila ka kërkuar që Kushtetuesja të jetë funksionale brenda datës 30 dhjetor 2020, kusht ky edhe për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare Shqipëri-Bruksel për nisjen e negociatave. "Sapo Presidenca të emërojë gjyqtarin e saj, Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale. Faleminderit të gjithëve për ndërmarrjen e masave urgjente”, shkruan Kim.
Në ditët në vijim, KED pritet t’i dërgojë kandidaturat Presidencës, të renditura sipas pikëve, për vendin vakant, të krijuar pas shkarkimit të Besnik Muçit. Në garë për vendin e Muçit janë Sonila Bejtja, Aleksandër Toma si dhe Zhaklina Peto. Kjo e fundit është kthyer në garë për të katërtën herë nga Gjykata Administrative. Nëse KED vepron me shpejtësi, edhe vakanca e shpallur nga Presidenti mund të plotësohet brenda vitit 2020.
Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka katër anëtarë; Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji, nga 9 në total. Që Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë çështje në seancë plenare dhe të marrë vendime, duhet të ketë 6 anëtarë. Duke e konsideruar Binajn të miratuar, duhet edhe një anëtar të Kushtetuesja të funksionojë.
(Kliko këtu për të lexuar vendimin e KED)
Ja lane "Kopilin "ne dere , me doren e vet ka per te shkuar ne Rec .Cfare pret o Like Floriri thirre Stresin dhe Ate "fare Ka..i" qe e ka pjell te te shpetojne nga SHBA-ja, e cila po te dergon me kembet e tua tek shtete penxheret per te kapur sapunin.
Përgjigju