Politikë

Pretenca për Salianjin/ Kryemadhi: Sulm i orkestruar politikisht, vendi po kthehet në diktaturë

10 Dhjetor 2019, 20:39| Përditesimi: 10 Dhjetor 2019, 20:46

  • Share

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ka cilësuar si një sulm të orkestruar politikisht vendim e prokurorëve Kolë Hysenaj dhe Genci Qana për ish-deputetin e PD-së, Ervin Salianji për dosjen 'Babale'. 

Sipas Kryemadhit, ky është një tregues i qartë që demokracia në Shqipëria është në rrezik dhe fajtor për këtë bën kryeministrin Edi Rama.

Ajo gjithashtu ka risjellë në vëmendje edhe largimin e kreut të Institutit të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa në azil, sipas së cilën vë në pah se vendi po kthehet drejt diktaturës.

Reagim i plotë
Ky dhjetor i 29-të i demokracisë në Shqipëri, në vend që të na gjente me një shtet të konsoliduar të së drejtës dhe me demokraci funksionale, i cili do të ishte i denjë për familjen evropiane, fatkeqësisht po shohim se po rrëshqet drejt një sistemi autokratik.

Pretenca e sotme e Edi Ramës, si autori real i saj, i lexuar nga dyshja e prokurorëve të telekomanduar Kolë Hysenaj dhe Genci Qana, ndaj opozitarit Ervin Salianjit dhe gazetarit Jetmir Olldashi, po i tregon qartë të gjithë shqiptarëve që demokracia në vend është në një rrezik eminent.

Ky sulm i orkestruar politikisht duke përdorur gjithashtu edhe sistemin e drejtësisë, prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët nën frikën e vettingut janë gati që të bardhën ta bëjnë të zezë, u parapri edhe nga ngjarje të tjera po kaq të rrezikshme në kurriz të demokracisë sonë të brishtë.

Kërkesa për Azil e drejtorit ekzekutiv të Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit z. Agron Tufa pas kërcënimeve të marra për shkak të punës së tij, prishja e qëllimtë, pikërisht në datë 8 dhjetor e godinës nr.15 në Qytetin Studenti, që mbart simbolin e revoltës studentore për demokraci si edhe paraqitja për miratim në Kuvend e Paketës së Ndryshimeve Ligjore për nënshtrimin e plotë të medias janë akte, të cilat po e rikthejnë Shqipërinë në vitet e errta të diktaturës.

Nga një qeveri e ardhur në pushtet nga votat e blera dhe të rrëmbyera në bashkëpunim me bandat e krimit të organizuar dhe paratë e oligarkëve të PPP nuk mund të presësh as demokraci, as shtet të së drejtës, as zhvillim ekonomik, as integrim evropian.

Opozita ka mision të saj parësor dhe kombëtar mbrojtjen e demokracisë, mbrojtjen e fjalës se lirë dhe medias, mbrojtjen e votës së lirë. Asgjë nuk është më e shtrenjtë dhe më me vlerë se liria. Opozita së bashku me qytetarët shqiptarë nuk do rreshtin së luftuari për një demokraci reale dhe funksionale.

Sot pas 29 vitesh, fatkeqësisht, po i rikthehemi me forcë po të njëjtave thirrje, të cilat ushtuan nga studentët: “Poshtë diktatura” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • MONIKA BUÇJA FSHATARE: 11/12/2019 08:48

    Shikoni ktë fytyrën më të poshtër të kombit Shqiptar monika buçe fshatare me intelekt 0. Kjo xhanki mendon se Shqiptarët jan idjot e nuk e njofin ktë pise fshatare grua që është një monstër.

    Përgjigju
  • O tej: 10/12/2019 21:08

    Te kthefshin bythperpjete ty moj baxhell

    Përgjigju
  • sifi: 10/12/2019 21:07

    Monika ka te drejte se shqiperia po kthehet ne shtin diktatures se ligjit,ku te gjithe jane te barabarte para tij.Iku koha Mona kur politika bente kerdine dhe nuk u denonte.Sot dtejtesia eshte e pamvarur dhe do ktheje besimin e popullit

    Përgjigju
  • Ver Llapa: 10/12/2019 20:58

    Pi ku je o Mona ta thave zorren... na thave peshtymen.. po nga ke qen o Mavri?

    Përgjigju
  • Hunglateri: 10/12/2019 20:54

    Salianji ose ne mire Salihaleja do nje hu by...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?