Sport

Pretendent për fitimin e ‘Giro D’Italia’, Ciccone për Report TV: Gara e parë më bën nervoz, mezi pres Vlorën

8 Maj, 18:58| Përditesimi: 8 Maj, 19:40

  • Share

Koha për aksion mbërriti. Çiklistët më të mirë në botë janë gati për ‘Giro D’Italian’, që për herë të parë Hapjen e Madhe e mban në Shqipëri. Njëri prej pretendetëve, italiani i ekipit amerikan LIDL Trek Gulio Ciccone rrëfeu për Report TV emocionet e para. 30-vjeçari i druhet jo pak surprizave në një tokë ku s’ka garuar më parë.

“S’kam qenë kurrë në Shqipëri. Është hera e parë dhe gjithçka është e re për mua. Vendi është i bukur. Kam parë etapën e parë dhe jam pak nervoz. Mendoj se do të jetë e vështirë, sepse kërkon vëmendje në çdo detaj. Sa i takon etapës së 3 në Vlorë më kanë thënë se do të jetë super e lodhshme por në të njëjtën kohë edhe shumë e bukur për kaluar. Mezi pres,”-u shpreh fillimisht Ciccone.

Sëbashku me 7 çiklistë të tjerë, Ciccone, është prej pretendentëve për bluzen rozë.

“Giro është gjithmonë speciale për mua sepse jam italian dhe është ndryshe nga çiklistët e tjerë. Nuk dua të flas nëse jam favorit apo jo për të fitua ende pa nisur garën, por kam punuar shumë që të jem në formë të mirë për këtë moment dhe dua ta shijoj,”-tha Ciccone.

Një prej çiklistëve për t’u mposhtur në Giro D’Italia është Primo Roglic i Red Bull, i cili në 2023 u shpall kampion, por tani vjen pas një dëmtimi të gjatë.

“Jemi një ekip i fortë. Nuk jam vetem unë që pretendojmë. Duam të tregojmë më të mirën tonë dhe pastaj të shohim. Jam i lumtur që më në fund, shumë shpejt, do të nisin garat,”-u shpreh Primo Roglic.

Etapa e Parë e Hapjes së Madhe në Shqipëri nis të premten në Durrës në orën 13:10 dhe përfundon në Tiranë rreth orës 17:00.

Ne.k./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?