Pretendimet e Berishës se pati ndërhyrje në sistem, Celibashi në ‘Kontrast’: Do të verifikojmë 100% qendrat e votimit elektronik

3 Korrik 2023, 16:05| Përditesimi: 3 Korrik 2023, 16:59

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të verifikojë 100% të 3 qendrat ku u votua elektronikisht në zgjedhjet lokale të 14 majit, përkatësisht në Elbasan, në Kamëz dhe në Vorë. Kështu deklaroi krykomisioneri Ilirjan Celibashi i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, ku theksoi se ligji thotë se mund të verifikohet deri në 10%, por nuk të ndalon që ta bësh edhe 100%.

Sipas Celibashit është rasti që të bëhet 100% në mënyrë që të hiqet çdo lloj dyshimi që ka opozita e Sali Berishës, në lidhje me procesin e votimit elektronik. Celibashi nuk tha një datë të caktuar, por pohoi se verfikimi do të bëhet brenda këtij viti.

‘Ne do të synojmë që të bëjmë verifikimin e 100% të qendrave të votimit në zonat ku është votuar elektronikisht. Dhe në Elbasan dhe në Kamëz dhe në Vorë. Kjo do të bëhet pasi të mbyllet procesi i votimit. Ligji thotë deri në 10% por nuk të ndalon që ta bësh edhe me 100%. Është rasti ta bëjmë 100% që të heqim çdo lloj dyshimi. Nëse ka dikush pretendime edhe 000.1% mbi saktësinë e pajisjes që votimit elektronik për mua nuk ka pse të përdoret. Është pa logjikë dhe pas sens, jam i bindur 100% se nuk ka asnjë lloj problemi dhe është siguria 100% mbi integritetin e votës. Nuk e them dot se në cilën datë, por ndoshta fundi i këtij viti. Ky proces do ë jetë transparent në praninë e mediave dhe organizatave të shoqërisë civile. Nëse do të ketë deformim më të vogël, sikur edhe në votë digjitale të ishte më shumë ose më pak se votat që gjendet në kuti do të duhet të verifikohen. Është një shkak për të ri konsideruar dhe rivlerësuar sistemin e votimin elektronik. Ne përdorim një pajisje e cila është dizajnuar sipas kërkesave të partive politike shqiptare. Është pajisja shqiptare sepse është ndërtuar në mënyrë të tillë për tu dhënë përgjigje të gjitha shqetësimeve që kanë.’- tha Celibashi.

Pas humbjes drastike në zgjedhjet e 14 majit, Sali Berisha e gjeti fajin edhe te pajisjet e votimit elektronik që u krye në tre bashki, Kamëz, Vorë e Elbasan. Sipas tij, kishte dyshime që është ndërhyrë në algoritmin e makinerive për të ndryshuar rezultatin.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?