Fred Balaj, studiues, foli në 'Studio Live' për historikun e Himarës dhe pretendimeve të Greqisë. Balaj thotë se Himara është puro Labëri dhe nuk ka lidhje Greqinë.
Gjithashtu ai shtoi se Fredi Beleri ka mbiemër turk, nga ana tjetër Himara kurrë nuk është konsideruara minoritet.
'Himara është puro Labëri. Beleri e ka mbiemrin turk. Himara kurrë nuk është konsideruar minoritet. Janë të ardhur të ardhur nga Mirdita, nga veriu. Kanë luftuar me Skënderbeun që në betejën e parë në betejën e Torviollit. Edhe vijnë tani më vjen keq ca pleq në gjyqin atje dhe thonë se Skënderbeu është i yni. Një njeri që akuzohet për terrorizëm në moshën 22 vjeç. Propozoj për vepra të tila si dhunim i simboleve të shtetit si mund të vish ti dhe të kandidosh. Më pas kapet me 7 veta të tjera. Kishin ardhur me kallashnikovët dhe një fshatar me çifte qëlloi dhe trimat ikën me vrap dhe u kapën. U bënë disa seanca në Janinën, ku u gjetën dhe 8 kallashnikovë të tjerë. Dhe ishin ata të Peshkëpisë.', tha Balaj.
Lajmi kryesor:
Himara në retrospektivë, Elena Kocaqi në 'Studio Live': Greqia sheh ëndrra me Vorio-Epir dhe Perandori Bizantine
G.K//ReportTv.al