Pretendimet e Ilir Metës se i janë penguar qëllimisht takimet me deputetë, eurodeputetë, me familjarë si motrat dhe fëmijët, si dhe me avokatët janë mohuar nga Drejtoria e Burgjeve. Në një reagim për Report Tv në emisionin ‘Repolitix’, Drejtoria e Burgjeve bën me dije se Metës nuk i është shkelur asnjë e drejtë dhe se s'ka referuar asnjë ankesë ndaj trajtimit të tij te ‘313’-ta.
‘Z. Meta është në cilësinë e të paraburgosurit, aktualisht rri në dhomë vetëm dhe garantojmë që ndaj tij nuk janë shkelur asnjë të drejtë duke u bazuar në rregulloren e burgjeve dhe kodin e proçedurës penale. Ai në institucion nuk ka referuar asnjë ankesë ndaj trajtimit të tij sa i përket jetesës dhe banimit institucionin 313', thuhet në reagim.
Sipas Drejtorisë së Burgjeve, çdo i dënuar ka të drejtën e komunikimit telefonik nga kabina pa asnjë limit, ndërsa theksohet se të dënuarit mund të komunikojnë dhe me ‘Skype’
'Çdo i dënuar ka të drejtën e komunikimit telefonik nga gabina pa limit gjithashti sipas kërkesës së tyre ata mund të komunikojnë dhe me skype. Për këtë garantojmë ne si institucion me përgjegjshmëri të plotë’, thuhet në reagim.
Ilir Meta, është i pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, qëndron në paraburgim që prej 21 tetorit 2024. Masa e tij e sigurisë është konfirmuar deri në Gjykatën e Lartë, ndërsa tashmë ish Presidenti shpresën e vetme e ka në Gjykatën Kushtetuese ku kërkon lirimin për shkelje të të drejtave të njeriut. Së bashku me ish Ish-Presidentin Meta e pandehur për dosjet e dosjet e CEZ-DIA, lobimin në SHBA dhe hetimin pasuror është edhe ish bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.
Komente

TE DALSHIN TRUTE ATY KU JE...META. ESHTE NJE FJALE E URTE POPULLORE....
Përgjigju