Lefter Alla

Në burg për korrupsion, mjekët: Lefter Allës i rrezikohet jeta në qeli! GJKKO nuk bindet, cakton ekspertë të rinj për vlerësimin e shëndetit të tij

29 Qershor 2023, 14:17| Përditesimi: 29 Qershor 2023, 14:36

  • Share

Gjykata e Posaçme ka caktuar një grup të ri ekspertësh mjekësorë për të vlerësuar gjendjen shëndetësore për ish kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla i cili mbahet në paraburgim nën akuzën për korrupsion.

Ekspertët e parë e përcaktuan gjendjen e tij të rëndë dhe se i rrezikohej jeta në paraburgim. Ky akt-ekspertize nuk e bindi SPAK-un që kërkoi një grup të ri ekspertësh. Sot GJKKO pranoi këtë kërkesë.

Dy ditë më parë ish-kryebashkiaku ka dorëzuar në GJKKO kërkesën për lirimin nga qelia duke bashkangjitur edhe rezultatet e  raportit mjekësor. Sipas ekspertëve, Alla ka probleme shëndetësore me zemrën dhe se qëndrimi në qeli nuk është i përshtatshëm për gjendjen e tij.

Lefter alla akuzohet  për abuzim me një tender me vlerë rreth 3 milionë euro. Arrestimi i tyre është bërë pasi akuzohen se kanë favorizuar të afërmin e Lefter Allës, Aqif Koneshën, i cili ka kryer punimet e ujësjellësit të ri.

Kryebashkiaku Alla në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë kanë miratuar kritere për të favorizuar dy firmat ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’ që morën pjesë në tender. Pasi i shpallën fituese këto firma, punimet për uijësjellësin realizoheshin nga firma ‘OE 2AF Albania shpk’. Bëhet fjalë për tenderin “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë rreth 3 mln euro, me afat kohor 10 mujor. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kanë si administrator Rasim Dacin, për ‘BOE Egland shpk’, ndërsa administratori i 'BE-IS shpk’, është Kastriot Ibrahimaj.

Masat e sigurisë për 12 të arrestuarit

Lefter Alla, kryetari i Bashkisë së Bulqizës, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprave penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”
Enkeleda Lleshi, nënkryetarja e Bashkisë së Bulqizës, (arrest me burg) akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, dhe “Shpërdorimi i detyrës”,
Rubin Kola,Inxhinier urbanistike, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”
Erion Isaku, Drejtor i Urbanistikës, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”
Arsen Gjoka,Drejtor i NJVKSH Bulqizë, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”
Kujtim Zogu, Drejtor i Mbrojtjes Civile,(arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”
Denis Xholi, Ish Drejtor Juridik, (arrest me burg), “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”
Rasim Daci, administrator i ‘BOE Egland shpk’, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”
Dalo Gazidedja, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”
Aqif Konesha, administrator i ‘OE 2AF Albania shpk’ , (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”
Kastriot Ibrahimaj, administrator i 'BE-IS shpk’, (arrest shtëpie), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”
Ana Nishku (arrest shtëpie), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/06/2023 02:22

    Mire do te ishte, qe te jete prezent dhe nje perfaqesues i GJKKO-se kur te behet kontrolli me mjeke te tjere,se mos bejne prape ndonje /ujdi/te re aty per aty.

    Përgjigju
  • Lala: 29/06/2023 18:29

    Ore gjjith ketyre pushtetareve U rrezikohet jeta ne Burg? Te gjithe me Probleme shendetsore..ore ne Burg te gjithe.pinoceti vdiq ne Burg 80 vjec.se liroi njeri.kur skeni byth per Burg Mo's vidhni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?