Zhaklin Lekatari, Kiara Tito, Tea Trifoni

Pretendimet e Teas se familjarët e Kiarës e kanë kërcënuar me jetë, ja reagimi i Zhaklin Lekatarit

6 Maj 2023, 19:00| Përditesimi: 6 Maj 2023, 19:06

  • Share

Ditë më parë ish banorja e Big Brother VIP Albania 2, Tea Trifoni i befasoi të gjithë me deklaratën e saj ku u shpreh se ishte kërcënuar me jetë pas spektaklit nga ana e Kiarës dhe burrit të tezes së saj. Ajo tha se Kiara së bashku me familjarin e saj e kishin kërcënuër tek dera e hyrjes së emisionit dhe se produksioni kishte dijeni për këtë situatë.

Nga ana tjetër moderatorja Kiara Tito, e mohoi një deklaratë të tillë.

Por së fundmi, pretendimin e Teas e ka mbështetur edhe opinionistja e emisionit, Zhaklin Lekatari e cila në një post ku kërkohej mendimi i ndjekësve mbi deklaratën e Teas, ka komentuar se është e vërtetë ajo që ish konkurrentja thotë.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme, mbahet finalja e madhe e këtij emisioni, ku finalistë janë Luizi, Efi, Deamishel dhe Kristi.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • besi: 07/05/2023 14:30

    o sa e lige tjeter fytyre jashte kjara mjer ai qe te beson.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?