Ish-kryebashkiaku Jorgo Goro në SPAK

Kronikë

Pretendoi se apartamenti i Jorgo Goros ishte i tij, GJKKO rrëzon kërkesën e biznesmenit Sula për heqjen e sekuestros

24 Shkurt, 10:14| Përditesimi: 24 Shkurt, 10:24

  • Share

Tiranë- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Gentian Sula, për heqjen e sekuestros nga apartamenti 81 metra katrorë, që iu sekuestrua si pronë e ish-kryebashkiakut të arrestuar të Himarës, Jorgo Goros.

Apartamenti ndodhet pranë institucionit të Gardës në kryeqytet. 

Sipas SPAK, kjo ishte një pronë e fshehur dhe e padeklaruar nga ish-kryebashkiaku i Himarës, por biznesmeni Gent Sula ka pretenduar në gjykatë që apartamenti është i tij dhe ia kishte lënë në përdorim. 

Biznesmeni iu drejtua GJKKO-së për heqjen e sekuestros. Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Ardit Mustafaj, i cili e ka rrëzuar. 

Për Jorgo Goron prokuroria ka kërkuar dënimin me 3 vite burg, ndërkohë kërkoi dhe konfiskimin e apartamentit në fjalë. 

Jorgo Goro akuzohet për “shpërdorim detyre” në 2 raste, si dhe fshehje dhe mosdeklarim pasurie.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?