Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish kreun e PD, Sali Berisha pasi pretendoi anulimin e një darke zyrtare gjatë vizitës së kreut të qeverisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në tetor 2022. Kryeministri ka ndarë një video ku shfaqet një buf, shoqëruar me fjalët që thotë Berisha.
“U turpërova kur mora vesh se kreut të narkoshtetit shqiptar ia kishin aluzuar darkën zyrtare në Këshillin e Evropës sepse ishte sjellë si vigan dhe jo si kryeministër, në mënyrën më të padenjë dhe këtë ua ka fshehur shqiptarëve.”, dëgjohet të thotë Berisha në video.
Këtë deklaratë të Berishës, Rama e ka shoqëruar me fjalët: Vazhdon rrjedhja e lirë...
Komente
