Shënimi 'Redaksia', në derën e zyrës së 'Publik.al', pronari i portalit, Naim Noka dhe i arrestuari, djali i tij, Ergis Noka
Teksa hetimet për operacionin antidrogë në kryeqytet, ku u godit një grup me 4 gazetarë të portalit ‘Publik.al’ me pronar Naim Noka, zbulohen edhe detaje të reja.
Mes të arrestuarve është edhe djali i Naimit, Ergis Noka, të cilit i është gjetur edhe bexha e gazetarit (Foto).
Gjithashtu në hyrje të redaksisë, ngjitur në derë, ishte edhe një letër e ngjitur me shënimin "Redaksia Publik" dhe poshtë saj "është dritarja nga ku mund të informoheni çdo moment, drejtë dhe pa censurë!".
Kjo ka hedhur poshtë një pretendim të Naim Nokës në rrjetin social Facebook, ku ai thekson të kundërtën. Në sqarimin për “lexuesit, kolegët dhe dashamirësit”, Noka shprehet se i biri adoleshent thjesht ishte shoqëruar me shokët, por “nuk ka përdorur apo shitur lëndë narkotike, apo pajisje”.
Gjithashtu ai shprehet se “dyqani apo zyra e reklamuar nuk është prej muajsh në përdorim të medias që drejtonte”. Por në derën e redaksisë qëndron shënimi për portalin ‘Publik.al’.
Postimi i Naim Nokës:
"Sqarim për lexuesit, kolegët dhe te gjithë dashamirësit dhe jo vetëm!
Po e bëj këtë sqarim duke e botuar lajmin siç e kanë botuar te gjitha mediat edhe për djalin tim adoleshent E. N. Ju siguroj sipas infove që kam se djali im ishte i shoqëruar me shokët por nuk ka shitur apo përdorur lende apo pajisje dhe këtë do të vërtetojnë organet e drejtësisë.
Dyqani apo zyra e reklamuar nuk është prej muajsh në përdorim të medias që unë drejtoj. Ju garantoj se paçka se bën lajm më shumë pse është ndaluar djali i një drejtuesi medie nuk ndryshon asgjë në profesionin tim dhe në median që unë drejtoj. Ju uroj më të mirat!”.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ Goditet grupi i shpërndarjes së ekstazisë, 4 gazetarë të arrestuar! Mes tyre djali i Naim Nokës, pronari i portalit 'Publik.al'! Në zyra gjenden pajisje për prodhim droge (VIDEO+EMRAT)
A.Q/S.G/ReportTv.al