11 kandidatë për deputetë nga PS, koalicioni PD-ASHM, Partia Euroatlantike e Lulzim Bashës, dhe partia Djathtas 1912 e Dash Shehit dhe Enkelejd Alibeajt, i kërkojnë KQZ-së tu vendosë në dispozicion pamjet filmike të procesit të numërimit të votave për kandidatë dhe partitë në disa KZAZ.
Ata kërkojnë të sigurohet se në procesin e numërimit nuk ka pasur parregullsi të mundshme të votave që mund t’i jenë hequr duke i lënë pa mandat në garën me kolegët brenda partisë në listë të hapur.
Bëhet fjalë për kandidatin e PD në Tiranë Ilir Alimehmeti, i cili humbi përballë Jorida Tabakut. Edhe kandidatja e PS, Blerina Gjylameti, në garë të ngushtë me Olta Xhaçkën, e cila kryeson me 69 vota deri tani.
Shkëlzim Shehu, kandidati demokrat në Kukës ka kërkuar gjithashtu pamjet filmike, të cilit Isuf Çela i mori mandatin me votën e diasporës. Xhemal Qefalia në Tiranë, i cili u mund me një diferencë të vogël nga Ornaldo Rakipi. Edhe kandidatja e PD në Durrës Ilirjana Kuçana ka kërkuar pamjet filmike.
Vetë partia Djathtas 1912 kërkon pamjet, kandidati i Koalicionit Euroatlantik Rajmond Dervishi në Tiranë, Etilda Gjonaj e PS në Tiranë, Altin Goxhaj i PD në Tiranë, Aulon Kalaja i PD në Durrës, të cilin e mundi Arjan Ndoja si edhe Frrok Gjini i PS në Shkodër.
Blerina Gjylameti, PS Tiranë që humbi përballë Xhaçkës
Shkëlqim Shehu, PD Kukës, ja mori mandatin Isuf Çela me votë diaspore
Xhemal Qefalia, PS Tiranë, e mundi Ornaldo Rakipi ngushtë
Ilirjana Kuçana, PD Durrës
Djathtas 1912, vetë partia kërkon pamje
Rajmond Dervishi ë, Euroatlantik, Tiranë
Adnan Shullani PS Shkodër
Etilda Gjonaj, PS, Tiranë
Altin Goxhaj, PD, Tiranë
Aulon Kalaja, PD, Durrës, e mundi Arjan Ndoja
Frrok Gjini, PS, Shkodër
Në kërkesën e Alimehmetit depozituar në KQZ, thuhet: “Në cilësinë e kandidatit për deputet në listën shumë-emërore të PD-ASHM ju paraqes këtë kërkesë për vënien në dispozicion të pamjeve filmike të procesit të numërimit të votave të subjektt politik, pamjeve filmike të procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, tabelave përmbledhëse të rezultateve të kandidatëve për deputet të Koalicionit PD-ASHM”.
Blerina Gjylameti thotë në kërkesën e saj se "pamjet e kërkuara do të përdoren vetëm për qëllime verifikimi dhe brenda kuadrit ligjor duke respektuar të gjitha procedurat e kërkuara nga kuadri ligjor".
Ndërkohë Qefalia, përmes kërkesës së tij, thotë se "të më vihen në dispozicion pamjet filmike të procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave nga ZAZ 28, ZAZ 29, ZAZ 30, ZAZ 31, ZAZ 33, ZAZ 35, ZAZ 36, ZAZ 38, ZAZ 43 DHE ZAZ 44 nga nisja më 11 maj deri në përfundim të procesit të numërimit të votave për qarkun".
Komente
